Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dje kontratën për dhënien me koncesion për 99 vjet të Qendrës Turistike të Brezovicës, e cila pritet të hyjë në fuqi pas gjashtë muajve. Në këtë mënyrë i jepet mundësi koncesionarit francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” për investime në zonë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami me rastin e nënshtrimit të kontratës ka thënë se objektivi i projektit të Brezovicës ka qenë tërheqja e një investitori serioz për projektimin, ndërtimin dhe financimin e hapësirës zhvillimore të vendosur në parkun ndërkombëtar Mali i Sharrit.
Sipas Bajramit, bëhet fjalë për një investim shumë serioz prej 409 milionë euro, nga të cilat 165 milionë janë të parapara të investohen në tri vitet e para. Ajo po ashtu tha se ky projekt do të ketë një ndikim në zhvillimin ekonomik, para së gjithash në Komunën e Shtërpcës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.