Nënshkruhet Memorandiumi i Bashkëpunimit mes Shoqatës Shqiptare të Bankave, Shoqatës se Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqatës Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, sipas të cilit mundësohet një kontribut më eficient të palëve, në dobi të zhvillimit të sektorit bankar dhe atyre në fushën e sigurimit të jetës dhe jo-jetës.
Nga ana tjetër, pritet që zhvillohen më tej standardet dhe praktikat ndërkombëtare në interes të ofruesve dhe përdoruesve të produkteve dhe shërbimeve financiare. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, drejtorë të përgjithshëm të bankave dhe shoqërive të sigurimit, si dhe ekspertë të sektorit financiar.
Përfaqësuesit e shoqatave deklaruan se “palët priren nga sinergji pozitive që së bashku t’i bëjmë gjërat edhe më mirë”.
Nëpërmjet bashkëpunimit të hapur dhe transparent; nëpërmjet formave të ndryshme të diskutimit në tryeza të rrumbullakëta, seminare, forume apo konferenca; nëpërmjet përgatitjes së projekteve, propozimeve apo problematikave; nëpërmjet trajnimeve profesionale për bashkëveprimin e produkteve dhe shërbimeve financiare bankare dhe atyre të sigurimit të jetës dhe jo-jetës; shkëmbimit të informacionit dhe publikimeve të përbashkëta, palët synojnë të sjellin risi në treg në emër të zhvillimit të sektorit financiar në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.