Ministri i Energjisë Gjiknuri pret delegacionin nga Azerbaxhani, ku, pas takimit me homologun azer Z.Natig Aliyev, u firmos edhe një memorandum për bashkëpunim për zhvillim të masterplanit të gazit të Shqipërisë.
Gjiknuri, gjatë daljes së përbashkët për mediat, deklaroi se qëllimi i këtij dokumenti është nisja e bashkëpunimit të masterplanit të gazit, ku vendi ynë është një përfituese reale e këtij projekti. Gjithashtu kjo nënkupton diversifikim të burimeve të energjisë dhe siguri më e lartë për këtë sektor.
“Më bashkëpunëtorët tanë azerë kemi patur prej 1 viti e gjysmë bisedime, përpos zhvillimit të projektit TAP, por edhe zhvillimin e marrëdhënieve të tjera ekonomike mes nesh.
Shumë shpejt do të kemi Komitetin e Bashkëpunimeve Ekonomike mes dy vendeve.
Qeveria shqiptare do vijojë të suportojë projektin e TAP në mënyrë intensive dhe ka kërkuar edhe investime për biznese/ kompani shqiptare nga anëtarët e TAP”, u shpreh Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri në fund, deklaron se jemi të kënaqur për bashkëpunimin kaq serioz dhe përfitues me qeverinë azere.
Ministri i Energjisë Natig Aliyev deklaroi para mediave, se kemi vendosur mbi 45 miliardë dollarë investime për gazifikimit jugor.
” Jemi të kënaqur për bashkëpunimin, qëllimi ynë nuk është thjesht të sjellim gazin, por ta gazifikojmë të gjithë Shqipërinë.
Kompania kombëtarë e gazit në Azerbaxhan Socar po përgatit terrenin për gazifikimin e vendit tuaj, me studimet e terrenit, pas një sërë projektesh të rëndësishme që ka kryer në vende të tjera, si Gjeorgjia etj.”, u shpreh Aliyev.
Në fund, ministri azer deklaroi se ky masterplan është dokument i rëndësishëm, brenda një muaji nisin punimet për gazifikimin.
” Një çështje tjetër që ministri e përmendi është se mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit është krijuar një komitet ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Shpresojmë që takimi i parë i këtij komiteti do të zhvillohet në Baku në fillimin e shkurtit të vitit të ardhshëm.
Deri më tani kemi punuar shumë ngushtësisht me kolegët tonë nga Shqipëria. Disa minuta më parë ne diskutuam dhe shkëmbyem mendime rreth projektit të gazsjellësit TAP, përfshirjen e kompanive lokale shqiptare në zbatimin e këtij projekti. Kemi shumë punë për të bërë.
Jemi shumë krenar që Azerbajxhani tanimë është pjesë e zhvillimit të industrisë rafinuese të naftës në Shqipëri. Gjatë takimit që patëm me Kryeministrin, sot diskutuam edhe për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj industrie në Shqipëri.
Ne të gjithë biem dakord se Azerbajxhani në Shqipëri ka shumë potenciale për të bashkëpunuar në të gjitha fushat e ekonomisë. Ndaj i uroj kolegut tim shumë fat dhe të gjithë Ju.”, përfundoi ministri i energjisë azere.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.