Nëntë shtete anëtare të BE do të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e një forme të përbashkët të ndërhyrjes ushtarake evropiane, një iniciativë e cila ka fituar mbështetjen e Britanisë së Madhe, pasi ajo synon të ruajë lidhjet e mbrojtjes pas Brexit.
I drejtuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, forca evropiane do të formulohet për t’u vendosur dhe koordinuar me palët, me shpejtësi për t’u marrë me krizat në mbarë botën.
Ministrat e mbrojtjes nga Franca, Gjermania, Belgjika, Britania, Danimarka, Hollanda, Estonia, Spanja dhe Portugalia pritet të nënshkruajnë një letër qëllimi në Luksemburg të hënën.
Që nga zgjedhja e qeverisë së re, Italia ka ecur me hapa prapa në mbështetjen e saj fillestare, por Roma nuk ka përjashtuar përfshirjen e ardhshme të vendit.
Macron nënvizoi vizionin e tij të autonomisë strategjike për mbrojtjen evropiane në një fjalim kryesor të Sorbonës shtatorin e kaluar.
Zhvillimi ka shkaktuar ankth brenda NATO-s, ku zyrtarët janë të shqetësuar për çdo dublikim të roleve dhe largimit nga SHBA.