Ndajmë me ta gëzimet, hidhërimet, problemet, sekretet … dhe një 1% të pasurisë gjenetike. Kjo është arsyeja se pse ne i duam miqtë tanë. Ose, më mirë, pse këtë arsye zgjedhim vetëm njerëz të caktuar si miqtë tanë. Hulumtimi i kryer nga universitetet amerikane në San Diego dhe Yale University, botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (Pnas), sugjeron në fakt se miqtë që e zgjedhur, edhe pse pa asnjë lidhje biologjike, na ngjajnë gjenetikisht.
Por sa të ngjashëm janë miqtë? Mesatarisht kjo cilësohet si të ishin të afërm të largët, kushërinj të katërt, ose njerëz me të cilët ne ndajmë stër-stër-stër ghyshërit. Pra rreth 1% e trashëgimisë tonë gjenetike, një vlerë e rëndësishme për genetistët. Studiuesit kanë zhvilluar edhe një ‘rezultat të miqësisë ‘për të parashikuar se kush do të jetë mik me të njëjtin nivel sigurie me të cilin shkencëtarët aktualisht parashikojnë, në bazë të gjeneve, rrezikun e obezitetit ose skizofrenisë. Karakteristikat që ndajnë miqtë ose të ‘afërmit funksionalë’ mund të ofrojnë edhe avantazhë të tjerë nga pikpamja evolutive.
Studiuesit kanë parë për shembull që jemi të ngjashem në gjene që ndikojnë në shqisën e të nuhaturit, ndërsa nuk ngjasojmë me ato imunitarë. Dhe kjo ka një përparësi: të kemi lidhje me njerëz që janë në gjendje ti rezistojnë patogjeneve të ndryshme, zvogëlon infektimin. Ndoshta fakti më interesant i këtij studimi është se gjenet që janë më të ngjashme me ato të miqve duket se zhvillohen më shpejt se të tjerët. Kjo do të ndihmojë të shpjegojë, përfundojnë studiuesit, se pse evolucioni i njeriut duket se është përshpejtuar në 30 mijë vitet e fundit. Hipoteza është që vetë ambienti shoqëror është një forcë evolutive.