Banka e Shqipërisë ka njoftuar se do të nxjerrë sot për shitje 4 miliardë lekë obligacione 7 vjeçare, me interes fiks dhe variabël.
Për obligacione 7 vjeçare me interes fiks, shuma e shpallur për shitje është 2.5 miliardë lekë. Kuponi indikativ është 7.67%.
Për obligacionet me interesa variabël, po me afat maturimi 7 vjeçar, shuma e shpallur për shitje është 1.5 miliardë lekë.
Në ankandin e djeshëm për shitjen e bonove të thesarit, yield-i mesatar ponderuar për bonot një vjeçare zbriti lehtë në 3.18%, nga 3.19% që ka qenë në ankandin e mëparshëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë, politika lehtësuese monetare e ndjekur tre vitet e fundit është reflektuar më shumë në uljen e kostos së letrave me vlerë afatshkurtër, ndërsa nuk ka qenë aq e ndjeshme në letrat me vlerë afatgjatë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.