Me pesë çmime Grand Prix dhe një të artë, “New Moment” shpallet agjencia më e suksesshme mes 307 agjencive në konkurrim, nga 26 vende të së ashtuquajturës Evropa e Re (Evropa Verilindore, Lindore, Qendrore, Jugore, Rusia dhe Lindja e Mesme), që morën pjesë në festivalin e famshëm të reklamës Golden Drum këtë vit, duke prezantuar idetë dhe fushatat e tyre më të mira.
Agjencia New Moment Skopje, u shpall Agjencia më e Mirë 2013 në Festivalin “Golden Drum”, një prej festivaleve më rëndësishëm të reklamave në Evropë, i cili zhvillohet prej 20 vjetësh në Portoroz të Sllovenisë.
“Joint Prayer – 10 meters apart” fitoi katër statuja Grand Prix në kategoritë:Fushata të Reja dhe Risi, Eventi më i mirë, Reklama më e mirë Radio dhe Marka e vitit. Fushata e sivjetme Skopje Jazz Festival fitoi Grand Prix për Dizajnin më të mirë dhe një statujë të artë për fushatën më të mirë Outdoor.
Përveç çmimit Agjencia më e Mirë e Vitit, drejtori krijues rajonal, Dushan Drakalski fitoi edhe çmimin special Golden Watch për fushatën më të nderuar me çmime në festival: “Joint Prayer”.
Në korrik të këtij viti, fushata e këtij viti, “Joint Prayer” nga New Moment fitoi edhe Luanin Titanium në Festivalin e Krijimtarisë në Kanë, çmimi më i lartë në industrinë e reklamës, si edhe i pari i këtij lloji për gjithë rajonin.