Nexus 6 nuk ka dalë ende, por tashmë mbi të dihet pothuajse gjithcka. Thashethemet mbi ‘phablet’(aparat cellular dizenjuar te kombinoje funksionet e smartphone dhe tablet) e Google na zbulojnë shumë detaje të telefonit që do ti zërë vendin Nexus 5. Ajo cka bie në sy janë dimensionet: sikundër sugjeron emri, Nexus 6 do të jetë një aparat rreth 6 inç, por në madhësinë aktuale të ekranit gjejmë dy hipoteza. E para dhe më e besueshmja siguron një ekran prej 5,92 inç.
Në këtë rast qëllimi është të ofrojë diçka më shumë për të dashuruarit pas telefonave super të mëdhenj, me ata që nuk kënaqen me 5,5-inc të iPhone 6 Plus apo Galaxy Note 4 prej 5,7 inc. Hipoteza e dytë, shumë më e dobët, njeh në misteriozin Motorola Shamu emrin e koduar të telefonit të ri të googlefonino. Hedhur në treg tashmë prej kohësh, është një 5,2-inc zbuluar në detaje nga faqja kineze AnTuTu. Në këtë rast të dytë duelistat e Google do të ishin vëllezërit më të vegjël të parardhësve Galaxy S6 që pritet të dalë pas pak muajsh dhe iPhone 6.
Pavarësisht nga madhësia, burimet më të besueshme flasin për një ekran qHD me një rezolutë prej 2560×1.440 pixel dhe dendësia prej 498 ppi, procesor Snapdragon 805, 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Do të ketë dy kamera 13 e 2 Megapixel, ndër të cilat e para pajisur me stabilizator optik si 6 Plus, chip NFC për pagesat në kontakt dhe një bateri të madhe prej 3.200 mAh. Nga sa është zbuluar nga fotografitë e para të vjedhura, kamera në plastikë është rrumbullakuar në anë për të menaxhuar më mirë telefonin dhe tastet stand-by dhe volume ndodhet në anë, për tu arritur më lehtësisht nga gishtat.
Altoparlanti është i pozicionuar më poshtë në ekran. Për ta vënë në veprim çdo gjë do të kujdeset Android L, versioni i pestë i robotit të gjelbër që gjason të bëjë debutimin e tij në bord të Nexus 6. Krahasuar me Kitkat, L do të jetë më i lehtë dhe minimal, pa shtojca të panevojshme, por mbi të gjitha do të tentojë unifikimin e botës Android: një sistem operativ i njëjtë për të gjithë për t’ia bërë jetën më të lehtë zhvilluesve të aplikacioneve.
Për ta parë në veprim aparatin e ri nuk do na duhet të presim gjatë. Data e lancimit gjason të jetë caktuar për në 16 tetor 16 ose më së shumti 23 të të njëjtit muaj dhe, për kënaqësinë e tifozëve të Big G, çmimi do të jetë i leverdisshëm. Sipas traditës, edhe ky Nexus do të fokusohet tek portofolet për të mposhtur konkurrencën: bëhet fjalë në fakt për 400 euro kundrejt 700 e ca të kundërshtarëve të tyre. Pas së gjithash një diferencë e dukshme.