Neymar është një ndër lojtarët që ngjall më shumë diskutime në botën e futbollit botëror.
Nga transferimi i tij për një shumë rekord te PSG te paraqitja me Kombëtaren, braziliani është një ndër ikonat e futbollit të shekullit XXI.
Megjithatë, Neymar nuk tërheq vëmendje vetëm për aftësitë e tij në fushë, por edhe për imazhin e tij.
Në rrjetet sociale, Neymar (106,56 milionë) ka përpara vetëm Cristiano Ronaldo (147,05 milionë) sa i përket numrit total të ndjekësve në të gjitha platformat. Madje, më shumë edhe se Messi (102,31 milionë) e gati dyfishi i numrit të ndjekësve të David Beckham (52,21 milionë) e LeBron James (45,05 milionë).
Siç shkruan “Sun”, braziliani është imazhi i më shumë se 30 kompanive në të gjithë botën, marrëveshjen e fundit e ka nënshkruar me Qatar National Bank. Sipas Forbes, në vitin 2018, Neymar ka fituar 14 milionë sterlina nga marrëveshjet sponsorizuese. Futbollisti brazilian punon ende me brande të ndryshme në sektorë të ndryshëm. Sponsori kryesor është Nike, kontrata me të cilën zgjat deri në vitin 2022. Termat ekonomikë të kontratës nuk njihen, të cilat lidhen edhe me paraqitjet e tij në fushë.
Por marrëveshjet sponsorizuese nuk kufizohen vetëm me kompanitë e veshjeve sportive. Ai ka marrëveshje me “Replay Jeans” dhe një kontratë “C&A” për veshje të brendshme. Imazhi kompletohet me orë të “Gaga Milano”, aksesorët e preferuar të futbollistit brazilian. Në vitin 2014, Neymar shpenzoi më shumë se 100 mijë sterlina për këto orë, dhe tre vjet më pas, dizenjoi tre tipa të ndryshëm orësh për këtë brand, secili me çmim më shumë se 1000 sterlina.
Në fushën e elektronikës, spikasin marrëveshje me “Beats by Dre” dhe me kompaninë kineze “TCL”; në sektorin “ushqime dhe pije” Neymar bashkëpunon me “Mc Donald’s” e “Red Bull” (ku fiton 3 milionë sterlina në vit).
Në fund duhet të përmendim edhe mjaft marrëveshje në sektorë të ndryshëm lista e plotë: Handicap International (ku është ambasador, por nuk fiton para denaro), Jordan, MasterCard, Gillette (3 milionë sterlina në vit), Wish, Digible, Proibida, Cafe Pilao, Gol, Oppo, EA Games, Honda, AB InBev, Mr Z, Arco, Mauricio De Sousa, Skillab, Panini, Mattel, Romancer, Universo Dod Livros, Rico, Heilar (1 milion sterlina në vit), Air, Cerveja Prohibida dhe Sidney Oliveira.