Në Fletoren e fundit Zyrtare është botuar vendimi i qeverisë për indeksimin e pagës minimale dhe maksimale për efekt të kontributeve shoqërore. Efektet financiare do të nisin nga data 1 Gusht 2014.
Në vendimin nr. 1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të
Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Paragrafi i parë i pikës 2 të kreut II ndryshohet, si më poshtë vijon: “Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 406 (nëntëmbëdhjetë mijë e katërqind e gjashtë) lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të jetë 97 030 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë) lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të jetë paga bruto, sipas përcaktimeve në
pikën 1, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”.
2. Pikat 1, 2, 6, 7, 9, 10, 11, 12 e 13, të kreut III,
ndryshohen, si më poshtë vijon: “1. Shuma minimale mujore e kontributeve për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të jetë 5 415 (pesë mijë e katërqind
pesëmbëdhjetë) lekë. Kontributi minimal mujor sipas degëve të sigurimit të
jetë: në % në lekë
Dega e sigurimit të sëmundjeve 0.3 58
Dega e sigurimit të barrëlindjeve 1.4 272
Dega e sigurimit të pensioneve 21.6 4192
Dega e sigurimit të aksidenteve dhe
sëmundjeve profesionale 0.3 58
Dega e sigurimit të papunësisë 0.9 175
Sigurimet shëndetësore 3.4 660
2. Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes të patrajtuar me pagë, me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi, të jetë 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë.
…
6. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 406 (nëntëmbëdhjetë mijë e katërqind e gjashtë) lekësh, e barabartë me 4 463 ( katër mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë në muaj. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në
ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë në muaj.
7. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë kontribut të detyrueshëm për
sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 406 (nëntëmbëdhjetë mijë e katërqind e Fletore Zyrtare nr.112, datë 21 korrik 2014 ) lekësh, e barabartë me 4 463 (katër mijë e
katërqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë në muaj. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 18 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë në muaj.
…
9. Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 4 070 (katër mijë e shtatëdhjetë) lekë, nga të cilat 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë për sigurime
shoqërore dhe 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë për
sigurime shëndetësore.
10. Personat mbi 18 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.8.2014 e në vazhdim, të paguajnë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë në muaj.
11. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 33 000 (tridhjetë e tre mijë) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 25
300 (njëzet e pesë mijë e treqind) lekë.
12. Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi është 4 620 (katër mijë e gjashtëqind e njëzet) lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të derdhin kontribut mujor për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të
vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë 314 (treqind e katërmbëdhjetë) lekë në muaj.
13. Për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të deklarohet dhe të paguhet kontribut minimal mujor në shumën 4 070 (katër mijë e shtatëdhjetë) lekë, nga të cilat 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë për sigurime shoqërore dhe 1 320 (një mijë e treqind e njëzet) lekë për sigurime shëndetësore.”.
3. Kreu VIII ndryshohet, si më poshtë vijon:
“VIII. SHUMA BAZË E PËRFITIMEVE
1. Në mbështetje të neneve 2, 32, 36 e 48, të ligjit nr.
7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma bazë e
përfitimit, nga data 1.8.2014 e në vazhdim, të jetë 12 264
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.