Një ligj i ri, që i detyron kompanitë franceze t’u japin punonjësve të drejtën për të injoruar email-et dhe smartphone jashtë orarit të punës, ka hyrë në fuqi nga e diela e 1 janarit.
“E drejta për t’u shkëputur”, një nga të parat e këtij lloji në botë, do të detyrojë kompanitë me më shumë se 50 punonjës që të negociojnë me një paketë masash me stafin e tyre se kur duhet të punojnë jashtë orarit të kontraktuar të punës.
Përdorimi i tepruar i smartphone është fajësuar për shkallën e “stresit psikologjik nga lodhja në punë” dhe “pagjumësinë” në mesin e të punësuarve, ku shumë prej tyre janë të pasigurt në lidhje me faktin se kur ata janë të lejuar ligjërisht për ta mbyllur telefonin.
Ligji i ri është mirëpritur nga sindikatat e fuqishme tregtare të Francës, të cilat kanë argumentuar se si rrjedhojë e përdorimit të tepruar të smartphone-ve, shumë njerëz punojnë më shumë se kufiri i përjavshëm prej 35 orësh.
Masat u zbatuan nga Myriam El Khomri, ministri i Punës, i cili porositi një raport në shtator 2015, që paralajmëroi rreth ndikimeve në shëndet të “info-obezitetit” që prek shumë vende pune.