Asnjëherë në historinë e Barcelonës, klauzolat për prishjen e kontratës të futbollistëve nuk kishin arritur nivele të tilla.
Në Spanjë, deri në këto momente, janë ndeshur dy shkolla të ndryshme mendimi: Real Madrid që synon klauzola shumë të larta (Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë klauzola 1 miliard euro) dhe Barcelona që është treguar më realiste.
Kjo deri në momentin që Neymar u ble nga Paris SG. Që prej atëherë, politika ka ndryshuar dhe klubi katalanas ka vendosur të mbrojë veten në lidhje me klauzolat e blerjeve të reja.
Klauzolat te klubi i Barcelonës, Coutinho dhe Dembelè, 400 milionë euro
Philippe Coutinho, i sapoblerë nga Liverpool, përveç pagës rekord ka dhe një klauzolë për prishjen e kontratës prej 400 mln eurosh. Po aq është edhe klauzola e sulmuesit francez Ousmane Dembélé, i cili u ble për 120 mln euro (bonuset nuk janë të përfshirë). 120 mln euro është edhe klauzola në kontratën e brazilianit Paulinho, i cili iu bashkua klubit blaugrana verën e kaluar.
Por klauzola më e rëndësishme e klubit katalanas është ajo e Lionel Messi. Në fillim mendohej që, me rinovimin e kontratës, klauzola e kontratës së argjentinasit do të ishte 300 mln euro. Megjithatë, kur Messi firmosi kontratën e re, me kohëzgjatje për tre vjet e gjysmë, klauzola u vendos 700 mln euro, dhe me një pagë sigurisht më të lartë.
Futbollisti | Kontrata | Klauzola |
Gerard Deulofeu | 2019 | 35.000.000 € |
Sergi Roberto | 2019 | 40.000.000 € |
Denis Suarez | 2020 | 50.000.000 € |
Aleix Vidal | 2020 | 60.000.000 € |
Jasper Cillessen | 2021 | 60.000.000 € |
Samuel Umtiti | 2021 | 60.000.000 € |
Rafinha Alcántara | 2020 | 75.000.000 € |
Thomas Vermaelen | 2019 | 80.000.000 € |
Nelson Semedo | 2022 | 100.000.000 € |
Lucas Digne | 2021 | 100.000.000 € |
André Gomes | 2021 | 100.000.000 € |
Javier Mascherano | 2019 | 100.000.000 € |
Paco Alcacer | 2021 | 100.000.000 € |
Paulinho | 2021 | 120.000.000 € |
Arda Turan | 2020 | 125.000.000 € |
Ivan Rakitic | 2021 | 125.000.000 € |
Sergio Busquets | 2021 | 150.000.000 € |
Jordi Alba | 2020 | 150.000.000 € |
Marc-André Ter Stegen | 2022 | 180.000.000 € |
Andrés Iniesta | Kontratë e përjetshme | 200.000.000 € |
Luis Suárez | 2021 | 200.000.000 € |
Gerard Piqué | 2019 | 220.000.000 € |
Ousmane Dembélé | 2022 | 400.000.000 € |
Philippe Coutinho | 2023 | 400.000.000 € |
Lionel Messi | 2021 | 700.000.000 € |