Në vitin 2018, Google do të festojë 20-vjetorin e krijimit të motorit të kërkimit. Në dy dekada, kompania kaliforniane, e krijuar nga ish-studentët e Universitetit të Stanford, Larry Page dhe Sergey Brin është bërë një fuqi globale.
Faqja google.com është më e vizituara në botë dhe shoqëria ndër të tjera zhvillon edhe Android, sistemin operativ më popullor në planet. Falë edhe Alphabet, shoqëria mëmë e Mountain View, sot ka një vlerë prej 743 miliardë dollarësh.
I vetmi lajm i keq për kompaninë është që Eric Schmidt, president ekzekutiv i Alpabet, që nga viti 2001 në Google, ka bërë të ditur se duke filluar nga java tjetër do të heqë dorë nga roli i tij.
Business Insider (në versionin francez), me rastin e largimit të Eric Schmidt, publikon foto që tregojnë se si nga një dhomë universiteti në Stanford lindi sipërmarrja më e madhe teknologjike e kohërave tona.
1.Foto e parë (edhe pse jo shumë e qartë) shfaq dy themeluesit në vitin 1996 në kohën kur ishin ende studentë universitarë.
Sergey Brin e Larry Page në fillim donin ta quanin motorin e tyre të kërkimit “BackRub”. Vetëm më vonë ata vendosën për “Google”, një lojë fjalësh që derivon nga termi matematikor “googol” i përdorur për të treguar një numër të përbërë nga shifra 1 dhe 100 zero.
2.Serveri i parë i Google u krijua në një kuti Lego të personalizuar
3.Pak më vonë, Page dhe Brin e transferuan kompaninë e tyre të re në garazhin e Susan Wojcicki, një punonjës i ardhshëm në Google dhe CEO në YouTube.
4.Sapo u lançua motori i kërkimit, krijuesit e saj morën një financim prej 100 mijë dollarësh. Fondet vinin nga Andy Bechtolsheim, themelues i “Sun Microsystems”. Me këtë shumë, Google u krijua zyrtarisht si një kompani më 4 shtator 1998.
5.Home page i parë i Google
6.Në vitin 1999, George Bell, atëherë Ceo i Exite, një motor kërkimi lider në atë kohë, kërkonte të blinte Google – ofroi 750 mijë dollarë, por marrëveshja nuk u arrit.
7.Në vitin 1999, Google lë garazhin dhe transferohet në një zyrë të vërtetë, në “165 University Avenue” në Palo Alto, në Kaliforni, në një ndërtesë ku kishin ambientet e tyre edhe PayPal e Logitech.
8.Pak kohë më pas, Google mbledh 25 milionë dollarë nga financime, ndër investitorët kryesorë ishin Kleiner Perkins Caufield e Sequoia Capital.
9.Në vitin 2000, kompania prezanton AdWords, një shërbim online reklamash, i cili krijonte hapësira publicitare në brendësi të faqeve të kërkimit të Google. Suksesi ishte i padiskutueshëm.
10. Vitet e flluskës teknologjike në Bursë. Ndërkohë që shumë kompani teknologjike falimentojnë, motori i kërkimit të Google dhe themeluesit e saj bëhen të famshëm.
11.Në këtë periudhë, Google shpalli dhe sloganin “Don’t be evil” (Mos ji i keq)
12.Në vitin 2001, Eric Schmidt zgjidhet administrator i deleguar dhe zëvendëson Larry Page. Më së fundi themeluesit mund të përqendrohen në zhvillimin e teknologjisë së Google.
13.Në vitin 2003, Google merr me qira kampusin e famshëm Googleplex në Mountain View. Në atë kohë, ndërtesa i përkiste Silicon Graphics, një gjigant teknologjik në vështirësi. Në vitin 2006, Google blen Googleplex.
14.Shumë shpejt Googleplex u bë një simbol i suksesit të Silicon Valley dhe një ndër vendet e punës më të mira në botë.
15.Shumë shpejt Google do të bëhej një kompani që do t’u ofronte punonjësve të saj përfitime të shumta – duke e filluar që nga vaktet falas.
16.Jashtë Googleplex shfaqet një statujë dinozauri e mbuluar shpesh nga flamengo ngjyrë rozë.
17.Më 1 prill 2004, Google prezanton Gmail, shërbimin e tij të postës elektronike. Shumë menduan se kjo ishte një gënjeshtër në Ditën e Gënjeshtrave.
18. 19 gusht 2004, koha për t’u hedhur në Bursë. Aksionet e Google u kuotuan 85 dollarë. Çdo aksion e shoqërisë mëmë të Google, Alphabet vlen më shumë se 1000 dollarë.
19.Në këtë moment, Google nis të investojë në shërbime që nuk kanë të bëjnë me motorët e kërkimit. Të parët janë Google Docs e Google Maps.
20.Në vitin 2005, Google blen Android, një shoqëri e vogël startup që ka projektuar sistemin operativ për fotokamerat dixhitale. Startup, softawre i së cilës do të jetë baza e sistemit operativ Android, drejtohej nga Andy Rubin.
21.Në vitin 2006, shoqëria blen YouTube për 1,65 miliardë dollarë në aksione.
22.Në të njëjtin vit hapet edhe qendra e të dhënave në pronësi të plotë të Google. Ndodhet në The Dalles, Oregon.
23.Google tashmë është bërë aq popullor, sa që termi “gugëlloj” bëhet në shumë gjuhë sinonim i “kërkoj në internet”.
24.Në vitin 2008, hidhet në treg smartphone i parë Android. HTC Dream është vetëm i pari i një serie të gjatë telefonash. Sot Android është sistemi operativ më popullor në botë.
25.Gjithnjë në 2008, Google krijon browser e tij Chrome.
26.Në vitin 2011, hapi i parë pas i Eric Schmidt, lë pozicionin i tij si administrator i deleguar. Megjithatë ai emërohet si President dhe këshilltar në bordin drejtues. Larry Page bëhet sërish Ceo.
27.Me Larry Page, administrator i deleguar, Google synon rrugë të reja dhe në vitin 2010 nis të interesohet për makina me vetëdrejtim.
28.Në vitin 2012, është radha e Google Glass, program kërkimi me objektivin për të zhvilluar një palë syze të pajisura me realitetin virtual.
29.Projektet inovative dhe futuristike shtohen. Për shembull, lentet për të matur nivelin e glukozës në gjakun e diabetikëve.
30.Në vitin 2016, lind Alphabet. Larry Page është administratori i deleguar.
31.Sundar Pichai, ish-drejtues i Google Chrome, emërohet administrator i deleguar i Google. Me drejtuesin e ri, kompania hedh hapat e parë në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.
32.Kohët e fundit, Eric Schmidt ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni si president i Alphabet. Drejtuesi do të vazhdojë të luajë rolin e tij si këshilltar teknik dhe do të qëndrojë në këshillin e administrimit. Schmidt ka parë Google të rritet në një kompani me mijëra punonjës.