Nga Nju Jorku në Mynih, 6 destinacionet turistike më teknologjike në botë

29/10/2018 7:11 PM 0 komente

Nga qyteti pa kufizime në internet te metroja super e shpejtë, më poshtë janë gjashtë qytetet më teknologjike në planet sipas kërkimit të Volagratis World Tourism Day

 

Wi-Fi kudo në Nju Jork

Në Nju Jork, interneti është i pranishëm ngado. Në “Big Apple” gjenden kudo NYClinks, kulla dixhitale me ekran gjigant, të cilat ofrojnë Wi-Fi falas aty pranë, mundësi për të rikarikuar smartphone nëpërmjet USB, hartë të qytetit dhe shërbime të tjera. Në thuajse të gjithë restorantet, baret, dyqanet dhe muzetë gjenden Wi-Fi për të lundruar falas.

 

Aeroporti i Mynihut

Keni humbur dhe e keni të vështirë të gjeni gate-n tuaj? Në Aeroportin e Mynihut, ju mund të takoni robotë simpatikë që do t’ju japin gjithë informacionet e nevojshme për të gjetur gate-n. Ndërsa në San Francisko dhe Nju Jork nuk duhet të shqetësoheni nëse valixhet janë shumë të rënda. Gjatë imbarkimit do t’ju shoqërojnë asistentë-robotikë që do të ngarkojnë valixhet dhe do t’ju drejtojnë në aeroport.

 

Transport i shpejtë në Shangai

Në Shangai duhen vetëm tetë minuta për të përshkuar më shumë se 30 kilometra që ndajnë Aeroportin e Pudong nga stacioni Long Yang dhe kjo falë Shanghai Transrapid, treni super i shpejtë me lëvizje magnetike.

 

SmartGate për njohjen e fytyrës në Aeroportin e Canberra-s

Njohja e fytyrës është tashmë realitet në aeroportet që kanë përfshirë të ashtuquajturit SmartGate, ku skanimi i pasaportës elektronike shoqërohet nga njohja e fytyrës për të përshpejtuar kontrollet. Në Australi, në Aeroportin e Canberra-s është duke u zhvilluar një eksperiment që lejon kryerjen e kontrolleve në gate pa qenë e nevojshme të tregoni pasaportën – fytyra skanohet dhe krahasohet me një foto të udhëtarit e pranishme në databazën e Departamentit të Punëve të Brendshme të Australisë. E ardhmja sapo ka mbërritur në gate!

 

Londër, check-ini në hotel është i automatizuar

Mbërrini në destinacion në mes të natës? Ky nuk është një problem në Londër ku mund të gjeni hotele të cilat kanë “kioska” për check-in, tërësisht të automatizuara, që funksionojnë 24 orë në 24 në gjithë ditët e javës.

 

Singapor, robot në shërbim të mysafirëve

Një robot që bën gjithçka, i cili kënaq në pak minuta dëshirat e mysafirëve në hotel. Në Singapor nuk mungojnë hotelet në të cilën kjo gjë është realitet, ku robotët punojnë në krahë të personelit të hotelit për të sjellë ujë, peshqirë dhe ushqim nëpër dhoma.

Burimi: Corriere della Sera

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of