Brenda muajit mars, sipërmarrësit, por edhe individët do të mund të realizojnë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi, njoftoi Drejtoria e Tatimeve.
Tatimpaguesit do të mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë, për këto taksa dhe tarifa:
- Pagesa e TVSH-së së biznesit
- Tatimi i fitimit të biznesit
- Tatimi i lojrave të fatit të biznesit
- Tatimi mbi të ardhurat personale
- Renta minerare e subjektit
- Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin
- Taksat Kombëtare
- Tarifat Kombëtare
- Tatimi i mbajtur në burim
- Kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi
- Detyrimet globale
- Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi
- Tatimi mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.