Inflacioni i euro-zonës (ECCPEST) u ngadalësua papritur në korrik në shifrën më të dobët në gati pesë vjet, duke theksuar shqetësimet e Bankës Qendrore Evropiane se ekonomia është shumë e dobët për të nxitur rritjen e çmimeve.
Inflacioni ishte 0.4 për qind krahasuar me 0.5 për qind në qershor, referoi zyra e statistikave e Bashkimit Europian në Luksemburg. Kjo është shifra më e dobët që nga tetori i vitit 2009 dhe më e ulët se parashikimi mesatar prej 0.5 përqind në anketën e 42 ekonomistëve të Bloomberg Neës.
Duke zbuluar një raund të pa-precedent të masave lehtësuese, Banka Qendrore Evropiane me bazë në Frankfurt po kërkon të ‘rigjallërojë’ rritjen e çmimeve dhe të ndihmojë ekonominë e trazuar të bllokut prej 18-vendesh. Gjatë10 muajve të kaluar norma e inflacionit ka qenë më e dobët se 1 për qind, më pak se gjysma e objektivit të BQE-së, ndërsa papunësia ka qëndruar ngultazi pranë nivelit më të lartë në histori me muaj. Rreziqeve i shtohen edhe tensionet gjeopolitike mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.