Rritja e biznesit në eurozonë ka qenë më e dobët se pritshmëritë e cdo analisti këtë muaj dhe porositë e reja kanë rënë për herë të parë në më shumë se një vit, pavarësisht uljes së mëtejshme të çmimeve, sipas një studimi.
Indeksi i përbërë i blerjes së menaxherëve të Markit, Composite Flash Purchasing Managers, bazuar në anketat e mijëra kompanive dhe që perceptohet si një tregues i mirë i rritjes, ra në 51.4, duke rënë edhe nga parashikimi më i ulët në një sondazh të Reuters.
“Ky do të jetë një zhgënjim i madh për Bankën Qendrore Evropiane. Kjo tregon se zona e euros po vijon ende të qëndrojë ‘në vend numëro’, dhe ka gjasa të ‘rigjallërimit’ të rënies, ‘tha Chris Ëilliamson, shef ekonomie i përpilimit të sondazhit të Markit.
Indeksi PMI që mbulon industrinë dominuese të shërbimit gjithashtu nuk rezultoi në përputhshmëri me asnjë nga parashikimet në sondazh duke rënë në 51.3, ndërsa PMI e fabrikës u zhyt në 50.4 duke rezultuar nën parashikimin mesatare. Megjithatë, ata kanë qëndruar mbi 50 shenjë që ndan rritjen nga tkurrja.
Ëilliamson tha se PMI vuri në dukje rritjen prej 0.1-0.2 për qind të PBB-së në tremujorin aktual, krahasuar me parashikimin prej 0.2 për qind në një sondazh të Reuters kryer javën e kaluar. Indikatorët ekonomik për të ardhmen EUGDPQ sugjerojnë se situata nuk ka gjasa të përmirësohet së shpejti.
Indeksi i përbërë i porosive të reja ra në 49.9, hera e tij e parë nën 50 që nga korriku 2013, dhe fabrikat, të cilat rritën me shumë vështirësi nivelet e stafit,reduktuan porositë e vjetra më shpejtë se sa muajin e kaluar – nën-indeksi i lidhur ra në 48.3.
Gjithashtu shqetësuese për BQE, e cila po përballet me spektrin e deflacionit, është ulja e përsëritur e cmimeve të firmave të shërbimit. Nën-indeksi është rritur 46.9 nga niveli më i ulët në 56-muaj në tetor, por ka mbetur vendosmërisht nën shifrës 50 shenjë që nga fundi i vitit 2011.
Çmimet u rritën vetëm 0.4 për qind në eurozonë në tetor, shumë më poshtë objektivit të BQE-së afër por nën 2 për qind dhe thellë në atë që quhet ‘zona e rrezikut’.
Për të ndaluar rënien e eurozonën në deflacion, BQE ka injektuar para në sistemin bankar, duke blerë obligacione të mbuluara dhe duke ofruar kredi afatgjata, dhe një sondazh i Reuters sugjeroi se aktualisht ekziston një shans prej 50-50 përqind se ajo do të guxojë dhe do të fillojë blerjen e obligacioneve kombëtare.