Sipas të dhënave paraprake të Zyrës së Statistikave, rritja ekonomike e Kroacisë u ngadalësua në tre muajt e parë të këtij viti, duke lënë pas përshpejtimin në dy tremujorët e mëparshëm.
Produkti i brendshëm bruto u rrit me 2.5 për qind, rritje kjo më e ulët se ajo prej 3.4 për qind e shënuar në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016, norma e zgjerimit ishte 3.0 për qind.
Kontributi më i madh pozitiv i ndryshimit të vëllimit të PBB-së në tremujorin e parë u realizua si pasojë e rritjes së eksporteve të mallrave me 3.4 për qind. Në të njëjtën kohë, rritja vjetore ekonomike mbeti e qëndrueshme në 3.4 për qind në tremujorin e marsit.