Ngadalësohet tregtia me pakicë; Indeksi i i volumit të shitjeve shënon 1.6%

13/09/2017 11:41 AM 0 komente

Në tremujorin e dytë 2017, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,4 %.

Sipas të dhënave që raporton INSTAT grupi kryesor që ka ndikuar në rritjen e tregtisë me pakicë është grupi i artikujve jo-ushqimor me 1.4%; ushqime, pije dhe duhan me 0.7% dhe tregtia me pakicë e hidrokarbureve me -0.5.

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3,0 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 2,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.

Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Produkte jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 3,1 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë në këtë tremujor ndikimin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë.

Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 2,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.

 

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

Në terma vjetor indeksi i volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë 2017 është +1,6 %.

Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,4 pikë përqindje; grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,7 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” -0,5 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë

Në tremujorin e dytë 2017, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin e tregtisë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, është rritur 3,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur 4,6 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë, për grupin “Produkte jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur 2,6 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht është ulur 2,2 %, kundrejt tremujorit të parë 2017.

ndikimi

 

 

tregtia

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz