Aktivizimi i ngrohjes me avull nga termocentralet pritet t’i kushtojë KEK-ut dhe KEDS-it me humbje prej 7 milionë eurove. Drejtuesit e këtyre dy kompanive kanë thënë se kjo kosto ka mundur të shmanget sikur “Termokosi” të mos i ketë neglizhuar afatet e realizimit të punëve, shkruan sot Koha Ditore.
Për të finalizuar punimet, përkatësisht intervenimet softuerike, duhen 11 ditë. Për aq kohë, Njësia B1 duhet të ndalë prodhimin, kurse KEDS-i duhet të importojë energjinë elektrike.
Në “Termokos” nuk kanë dashur të komentojnë shkaqet e vonesës. Zëdhënësja Afërdita Uka-Fejzullahu, ka thënë se aktualisht janë duke zhvilluar takime intensive me KEK-un për të gjetur një zgjidhje sa i përket projektit të koogjenerimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.