Nis edicioni i 23-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë

11/08/2017 3:52 PM 0 komente

Ka nisur këtë të premte edicioni i Festivalit të Filmit në Sarajevë, i cili u hap me një sekuencë të filmit të Aki Kaurismaki “The Other Side of Hope “.

Kjo është hera e dytë, që filmi i këtij producenti finlandez, hap këtë edicion shumë të rëndësishëm kinematografik.
Mbrëmja e sotme gala do të prezantohet nga aktorja Amila Terzimehic. Regjisorët e famshëm si Oliver Stone dhe legjendari John Cleese do të nderohen sot me dy çmime speciale për kontributin e madh që kanë dhënë në artin e kinematografisë.

Në këtë festival marrin pjesë 230 filma, 70 dokumentarë dhe 28 filma të animuar.

Ky festival do të pasqyrojë punën e 54 shteteve të ndryshme dhe do të jetë njëkohësisht premiera e 23 filmave të rinj.

Drejtuesi dhe themeluesi i këtij festivali u shpreh se edicioni i këtij viti është ai ku shpirtrat e të gjitha gjeneratave janë mbledhur së bashku.

Ky festival do të vijojë deri më 18 gusht.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz