Nis shlyerja e borxheve dhe detyrimeve që krijoi qeveria “Berisha” ndaj shtresave sociale, individëve dhe biznesit. Të parët janë të varfrit që marrin ndihmë ekonomike. Kështu, Thesari i Shtetit nis të paguajë detyrimet e prapambetura sipas radhës që ka përcaktuar Ministria e Financave. Fillimisht do të shlyhen pagesat e prapambetura të papunësisë, ndihmës sociale, faturat e prapambetura për ilaçe, energji dhe sigurime shoqërore për punonjësit e administratës. Fatura e detyrimeve të fshehura, arrin deri në 9 miliardë lekë dhe janë pikërisht këto fatura që janë të parat në listë për tu shlyer.
Interesat e borxheve
Qeveria “Berisha”, jo vetëm ka shfrytëzuar të gjithë hapësirat ligjore për konsumin e borxhit të brendshëm, por nuk ka kryer as shërbimet ndaj borxhit. Ministria e Financave përmes thesarit ka shlyer dje interesat e borxhit në vlerën 330 milionë lekë përmes katër faturave. Tre fatura me vlerë të konsiderueshme të shlyera po dje nga Ministria e Financave, janë pagesat për kompensim të cilat kanë kaluar në llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Bëhet fjalë për 365 milionë lekë, të cilat nuk ishin shlyer në kohë nga qeveria e shkuar. Pagesa të konsiderueshme janë edhe faturat e ilaçeve të blera për llogari të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Mes këtyre faturave janë edhe pagesa të pakryera dy apo tre vjet më parë. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se në ditët në vijim do të shlyhen të tjera fatura të cilat janë njohur si detyrime.
Pagesat për biznesin
Ministria e Financave bën të ditur se do nisë shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit menjëherë pas verifikimit të faturave. Përveç deklarimeve të biznesit për paratë që nuk ka marrë nga qeveria për punët e kryera, një grup pune do të auditojë faturat dhe do të përcaktojë një grafik për shlyerjen e tyre. Ministria e Financave që pas nisjes së punës ka shlyer detyrimet prej rreth 3. 6 milionë euro, ku janë kryer tetë pagesa për llogari të bashkisë së Kamzës, e cila nuk ka paguar detyrimet për energji elektrike që prej vitit 2008. Sipas pagesave të thesarit, mësohet se është shlyer detyrimi që Bashkia Kamëz që ka ndaj CEZ Shpërndaje për periudhën Mars -korrik 2013 me një vlerë prej 365837 lekësh, si dhe detyrimi që ka për të njëjtën periudhë shkolla .9- vjeçare Zall Mner i ri, e cila është në Bashkinë e Kamzës në vlerën 386106 lekë. Gjithashtu është likuiduar fatura e energjisë për periudhën janar-korrik 2013 të së njëjtës shkollë në vlerën 353 684 lekë. Ndërkaq, qeveria e re ka shlyer dje detyrimet për energji që Bashkia e Kamzës ka trashëguar që nga viti 2008. Sipas Thesarit është paguar fatura e energjisë mars 2008-korrik 2013, me vlerë 279930 lekë, fatura shkurt 2009-korrik 2013 me vlerë 235480 lekë, fatura prill 2008-korrik 2013 me vlerë 228 679 lekë.
Faturat e papaguara
Faturat e papaguara për TVSh-në janë 6 miliardë lekë, 7 miliardë lekë është borxhi i pacertifikuar, 10 miliardë lekë është borxhi për tatim fitimin e parapaguar, 9 miliardë lekë janë faturat e pagesave të invaliditetit, shpenzime për energjinë dhe fatura të tjera. Ministria e Financave bën të ditur se 210.5 miliardë lekë mungojnë në buxhetin e shtetit për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, 24 miliardë lekë është borxhi që duhet të marrë qeveria për të mbyllur financimin e deficitit, 405 miliardë lekë pritet të arrijnë shpenzimet deri në fund të këtij viti buxhetor, 71% do të jetë niveli i borxhit publik deri në fund të këtij viti. Pritet që ndryshimet të pasqyrohen në buxhet.
Qeveria del në treg për 10. 5 miliardë lekë
Qeveria shqiptare do të kërkojë sot në tregun vendas 10. 5 miliardë lekë borxh. Ministria e Financave bën të ditur se do të zhvillohet Ankandi i Bonove të Thesarit në lekë në Bankën e Shqipërisë për bono 6-mujore. Shuma e përgjithshme e shpallur është 5,600,000,000 lekë nga të cilat, Banka e Shqipërisë do të marrë 4,100,000,000 lekë dhe 1,500,000,000 pritet të merret nga institucionet e tjera financiare. Ndërkohë, pjesa tjetër e borxhit do të merret në ankand me afat murimi 12 mujor dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 4,900,000,000 lekë shumë e cila pritet të merret institucionet financiare ndërsa Banka e Shqipërisë nuk do marrë pjesë në blerjen e këtij borxhi. Në ankandin e fundit që u zhvillua në fillim të këtij muaji Banka e Shqipërisë nuk ka arritur të shesë të gjithë shumën e planifikuar në obligacione tre vjeçare fikse në ankandin saj të fundit, por vetëm 80% të saj. Sipas rezultateve të ankandit, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, shuma e shpallur për shitje për obligacionet trevjeçare fikse, me kupton indikativ 4.9%, ishte 3.5 miliardë lekë. Ndonëse shuma e ofruar për shitje ka qenë pak më e lartë, në rreth 3.6 miliardë lekë, shuma e pranuar ishte 2.88 miliardë lekë. Ndërkohë që yieldi (interesi) maksimal i pranuar ishte 5.45%, nga 5.78% i pranuari. Kuponi në ankand ishte 5.45%, nga 4.9% që ishte kuponi indikativ, duke reflektuar presionin e bankave dhe investitorëve të tjerë për të pasur kthime më të larta nga investimi trevjeçar.
6 miliardë lekë fatura të papaguara për TVSh-në
7 miliardë lekë është borxhi i pacertifikuar, që buxheti i shtetit ka ndaj të tretëve
9 miliardë lekë janë faturat e pagesave të invaliditetit, shpenzime për energjinë dhe fatura të tjera
Pagesat e Thesarit
I. S. SH, kompensim Institutit të Sigurimeve Shoqërore100 000 000 lekë
I. S. SH, kompensim Institutit të Sigurimeve Shoqërore 230 000 000 lekë
I. S. SH, kompensim Institutit të Sigurimeve Shoqërore35 000 000 lekë
Interesa, obligacion trevjeçar emetuar dt. 05.10.2010 Banka e Shqipërisë 110 886 540 lekë
Interesa, obligacion trevjeçar emetuar dt 05.10.2012 Banka e Shqipërisë 110 500 000 lekë
Interesa, obl 3 vj emetuar dt 06.04.2012 Shërbimi i Borxhit 122 948 207,5 lekë
Interesa, obl 3 vj emetuar dt 07.04.2011 Shërbimi i Borxhit 40 141 920 lekë
Zyra punësimit Pogradec subvencion (qershor 2013) 207225 lekë
Bashkia Shkodër, ndihmë ekonomike 2693800 lekë
Bashkia Shkodër, ndihmë ekonomike 4858700 lekë
Bashkia Shkodër, ndihmë ekonomike 2915000 lekë
Bashkia Shkodër, ndihmë ekonomike 1597000 lekë
Bashkia Kamëz- likuidim energjie Janar -korrik 2013, janar-nëntor, shkurt-dhjetor 2011 janar, shtator, dhjetor 2010 maj 499312 lekë
Bashkia Kamëz- likuidim energjie Mars -korrik 2013 365837 lekë
Bashkia Kamëz- lik.energji Mars -korrik 2013 shk.9- vjecare Zall Mner i ri 386106 lekë
Bashkia Kamëz – Likuidim energjie mars 2008-korrik 2013 279930 lekë
Bashkia Kamëz – Likuidim energjie shkurt 2009-korrik 2013235480 lekë
Bashkia Kamëz – Likuidim energjie shkurt 2010-korrik 2013249393 lekë
Bashkia Kamëz – Likuidim energjie prill 2008-korrik 2013 228679 lekë
QSUT barna kontrata 2691/3 dt 30.04.13 ft 136 dt 20.05.13 fatura 1528 dt 21.05.13 fatura 167 dt 12.06.13 fatura 1649 14570799 lekë
Mininstria e Financave, shërbim për sistemimin e informacionit të Thesarit 35275,03 euro dt. 28.06.2013, dt.31.07.2013 dt. 20.06.20 5037119 lekë
Ministria e Financave, shërbim Credit Rating nga Moody’s Investors 36000$ dt.7.062013 , dt.15.08.2013 , dt. 05.02.2007 3875666 lekë
QSUT, barna dt 30.04.13, dt 22.05.13, dt 22.05.13 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 7429201 lekë
QSUT, barna dt 19.04.13 , dt 2.05.13 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 3000000 lekë
QSUT, barna DT 22.05.13, DT 29.05.13 Qendra spitalore universitare4140213 lekë
QSUT, barna dt 5.04.13, dt 20.05.13 dt 20.05.13 Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” 2074770 lekë
QSUT, barna 9.05.12 , 21.06.12, 2105/19 dt 13.07.12 ,dt 3.10.12 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 2748000 lekë
QSUT, barna dt 22.5.13 , dt 29.5.13 dt 3.5.13 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 9 880 518 lekë
QSUT, barna 9.05.12, dt 11.07.12 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”
18183960 lekë
QSUT, barna 9.5.12 v 21.6.12, dt 11.7.12 , 26.11.12, dt 26.11.12 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 19 116 831 lekë
QSUT, barna dt 22.5.13, dt 27.5.13 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 3524127 lekë
QSUT, barna për trajtimin e të sëmurëve, dt 7.06.13 dt 7.06.13 Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 10 000 000 lekë.
Ornela Manjani
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.