Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pagesave (AZHBR) fillon zbatimin e skemave të reja mbështetëse, nga të cilat do përfitojnë fermerë dhe agropërpunues në të gjithë vendin. Skemat mbështetëse synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike.
Skemat e reja mbështesin: dorëzimin e prodhimit bujqësor në pikat e grumbullimit, infrastrukturë për grumbullim, ruajtje, përpunim dhe tregtim të produkteve; investime për inovacion e teknologji bujqësore, sigurimin e standardeve dhe cilësisë së produkteve; mbështetje për bagëtitë e imta, bazuar në traditën dhe avantazhet konkurruese të vendit tonë.
“ Për herë të parw, skemat prezantojnë mbështetje financiare për zhvillimin rural si promotor i agroturizmit, konkretisht rehabilitimi i ullishteve shekullore. Për herë të parë, mbështesim sektorin e akuakulturës, burim potencial i pashfrytëzuar deri më sot”, tha Suela Popa, Drejtore e AZHBR.
Skemat e mbështetjes financiare e shtrijnë efektin që nga data 1 janari 2014. Këto skema synojnë orientimin nga bujqësi e mbijetesës në bujqësi të zhvillimit që garanton: siguri ushqimore, teknologji inovative, progres ekonomik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.