Në takimin plenar të 3GPP në SHBA u përcaktuan dhe miratuan specifikimet përfundimtare të 5G “stand alone”: smartphone-t e parë dhe pajisjet IoT do të dalin në treg në vitin 2019
Prej vitesh flitet për 5G, po kur do ta shohim në realitet? Kur mund të blejmë një smartphone apo pajisje në gjendje që të komunikojmë, duke përdorur rrjetin celular të gjeneratës së pestë. Në këtë pikë, dje u mbyll në Jola, SHBA takimi plenar 3GPP, ku morën pjesë 600 operatorë mobilë nga mbarë bota, për të bërë specifikimet përfundimtare të 5G, që do të përdoret në pajisjet e përdoruesve. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të telekomit, prodhues të aparateve të rrjetit, procesorëve etj.
Nga sot, 5G është një standard. Ka mbaruar, është i plotë në çdo pikëpamje: tani duhet të punojmë për të përpunuar infrastrukturat dhe terminalet, por pjesa më e madhe e punës ka përfunduar. Sipas informacioneve të fundit, 5G do të lançohet zyrtarisht brenda fundit të këtij viti, por për terminalet e parë do të duhet të presin fillimin e vitit 2019 dhe fundin e 2019-s për ato që do të jenë në gjende të operojnë me bandë të gjerë.
Vlerësohet që deri brenda vitit 2023, 50% e abonentëve amerikanë do të përdorin 5G, ndjekur nga 21% përdorues në Europë.