Lufta tregtare midis Amerikës dhe Kinës ka filluar, pasi Donald Trump vuri në jetë kërcënimin e tij për të goditur 34 miliardë dollarë importe kineze, me tarifa të reja prej 25%.
Uashingtoni imponoi tarifat e reja në mesnatë, siç kishte paralajmëruar Donald Trump në qershor.
Ky veprim do të thotë se zyrtarët e doganave amerikane tani duhet t’u mbledhin tarifa prej 25% më shumë të 800 produkteve kineze, përfshirë mallra në sektorë si industria ajrore, IT, robotikë dhe makineri industriale. Tarifat për mallra të tjera kineze prej 16 mld dollarë pritet në javët në vijim.
Kundërpërgjigjja: Kina tashmë ka premtuar se do të kundërpërgjigjet dhe ka listuar tarifa për 34 miliardë dollarë mallra të SHBA-së – siç janë farat e sojës, automjetet elektrike, prodhimet e detit dhe mishi i derrit. Kjo mund të dëmtojë bazën bujqësore të Amerikës.
Mbrëmë, Trump u tha gazetarëve se SHBA mund të vendosin më shumë tarifa nëse Kina hakmerret.
Komisioneri i tregtisë së Evropës, Cecilia Malmstrom, ka deklaruar se këto tarifa të reja do të dëmtojnë ekonominë globale Robin Bew i Njësisë së Inteligjencës të Economist vë në dukje se tarifat në të vërtetë dëmtojnë vendin që imponon ato, si dhe synimin e tyre.
Kina është tregu më i madh i vetëm për soje i SHBA-s, e cila merr më shumë se gjysmën e prodhimit të vendit. tani ky treg është më pak tërheqës për shkak të tarifës shtesë prej 25% që vendoset nga zyrtarët kinezë në kufi, gjë që mund të rrisë kërkesën për soje braziliane në vend.
Brent Bible, një fermer i Indisë, thotë për The Guardian se lufta tregtare ka shkaktuar dëme, duke ulur çmimin e sojeve në tregun me shumicë që ditën e sotme. Kjo do të thotë se fermerët hezitojnë të investojnë në pajisje dhe depo të reja.