Nga Porti i Antalias, një port që sot ofron shërbime për anijet që transportojnë kontejnerë, ngarkesa të përgjithshme dhe mall të paambalazhuar, ngarkesa specifike (për projekte të ndryshme) dhe për anijet turistike (kroçera), në fillim të vitit 2019 do të nisin udhëtimet edhe anijet e transportit Ro-Ro (të cilat janë anije që sigurojnë mbërritjen e mjeteve të transportit rrugor nga një vend në një vend tjetër me anë të rrugëve detare).
Sipas një marrëveshje të arritur ndërmjet firmës që administron portin e Antalias (Port Akdeniz Antalia Liman İşletmesi) dhe një kompanie anijesh Ro-Ro lundrimet do të fillojnë në linjën Mersin-Antalya-Trieste (Itali) dhe është planifikuar që në fazën e parë lundrimet të realizohen një herë në javë.
Me lundrimet e rregullta Ro-Ro do të sigurohet që transporti në Evropë të bëhet brenda 56 orësh, gjë kjo që do të sjellë avantazhe të konsiderueshme në kosto dhe në kohë.
Anijet do të nisen nga porti i Antalias dhe do të shkojnë në Portin e Triestes në Itali. Kështu produktet për eksport do të arrijnë në Evropë me një kosto shumë më të përballueshme. Me fillimin e lundrimeve Ro-Ro, bizneset e tregtisë së jashtme, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në hinterlandin e këtij rajoni (në zonën e brendshme, prapatokën) dhe që synojnë tregun evropian, do të fitojnë një avantazh të madh në konkurrencën ndërkombëtare.
*TRT Turkey