Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se janë realizuar pagesat për përfituesit e subvencioneve për perime në fushë të hapur.
“Numri total i përfituesve dhe që iu janë realizuar pagesat është 2434 dhe pagesa totale është mbi 1 milionë e 500 mijë euro. Subvencionimi për perime në fushë të hapur është nga 300 euro për hektar. Listën e 2434 përfituesve e gjeni në faqen e AZHB-së.
Më herët ne kemi realizuar pagesat e pemishteve, grurit, misrit”, thuhet në një njoftim të ministrisë në faqen e tyre në Facebook.
Sipas ministrisë janë në procedurë të realizimit pagesat e subvencioneve për vreshta. Për vreshta subvencionimi është 1000 euro për hektar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.