‘Nisjet e zgjuara’ ndodhin edhe në mesin e shpendëve migratorë që lëvizin mes Afrikës dhe Evropës tregon një studim i publikuar në Nature, në të cilin ai bashkëpunoi me Universitetin e Insubria. Hulumtuesit studiuan Nibbio-n e zi, një zog grabitqar shumë i zakonshëm edhe në fqinjin tonë Itali, duke treguar se aftësia e tij për të migruar përmirësohet me moshën dhe përvojën.
Studimi ka vënë re se ‘këta zogj të rinj në migrimet e hershme largohen më vonë dhe të fluturojnë më shpejtë, konsumojnë më shumë energji, ndërsa ata më të vjetrit nisen më herët dhe fluturojnë më ngadalë, duke përfituar nga njohuritë e akumuluara gjatë rrjedhës së jetës së tyre mbi shpejtësinë dhe dretjimin e erës për një nisje të vërtetë inteligjente ‘.
Në rastin e këtij zogu, migrimi është një kombinim i sjelljes mësuar me kalimin e kohës dhe përzgjedhjes më të mirë të migruesve: ‘zogj të moshave të ndryshme – shpjegon
Damian Preatoni, zoologu i departamentit të shkencave të aplikuara teorike- kanë përdorur teknika të ndryshme fluturuese, duke ndryshuar kohën dhe grupet në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga erërat në favor. Ata që kanë përmirësuar gjatë rrjedhës së jetës aftësinë për të migruar gjithashtu treguan sukses më të madh riprodhues ‘
Duke u nisur nga kushtet e rënda të mjedisit që mund të parandalojnë migrimin në rastin e shpendëve të rinj, autorët sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të ketë efekte negative mbi fenomenin e migrimit në përgjithësi: ky faktor ‘duhet të merret parasysh për të parashikuar dhe për të menaxhuar rënien e shumë specieve të zogjve migrues ‘.