Bursat aziatike e nisën ditën e sotme në rënie ndërkohë që dollari ishte në nivelin e tij më të lartë të këtyre 7 muajve të fundit duke ulur edhe nivelin e çmimeve të naftës së papërpunuar dhe duke qetësuar në këtë mënyrë edhe investitorët mbi rrezikun e mbingopjes së tregut.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.4 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei të Japonisë ra me 0.3 për qind.
Indeksi i aksioneve Kospi të Koresë së Jugut ra me 0.5 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.