Kompanitë kryesore koncesionare në vend kanë qarkulluar në vitin 2013 rreth 120 miliardë lekë, sa 9% e asaj që ekonomia shqiptare prodhon në një vit. Por, përfitimet për buxhetin e shtetit dhe në hapjen e vendeve të punës kanë qenë minimale. Të punësuar në këto kompani janë rreth 4000 persona, vetëm 1.3% e të punësuarve në sektorin privat jobujqësor. Tatim fitimi i paguar prej tyre zinte vetëm5% të totalit të këtij zëri tëmbledhur nga tatimet në 2013-n, teksa shumica e kompanive vijojnë të deklarojnë humbje. Në debatin nëse kjo strategji inferioriteti duhet të vazhdojë apo jo, “Monitor” sjell shifrat e largpamësisë negociuese të të gjitha qeverive shqiptare…
Nga Ornela Liperi
Mania e qeverive për koncesionet ka qenë e dukshme në 20 vitet e fundit, nga shfrytëzimi i naftës, kromit e bakrit, koncesionet e telefonisë mobile, emetimi i dokumenteve identifikuese të qytetarëve të këtij vendi e pasaportave për jashtë, të aeroportit apo të terminalit të trageteve nëDurrës, pullat fiskale, fibrat optike e deri në skanimin e mallrave në dogana.
Ndërsa ishte e pashmangshme që disa pjesë të ekonomisë të jepeshin me koncesion, sidomos në vitet e para të tranzicionit, kur sipërmarrjeve vendase u mungonte kapitali, eksperienca dhe njohuritë e nevojshme, kjo dukuri rezulton të jetë në nivele rekord në Shqipëri, në raport me shtetet e tjera në tranzicion, si njëshprehje e qartë e inferioritetit dhe shpesh edhe e servilizmit,sidomos ndaj të huajve, qëështëi pranishëm në të gjithë nivelet e qeverisjes në Shqipëri.
Për më tepër, kjo lloj situate nuk po përmirësohet me kalimin e kohës, përkundrazi po shtrihet edhe më tej, duke mbërthyer e duke bllokuar në afatgjatë disa hapësira biznesi nga më fitimprurëset. Duket se qeveritarët, paaftësinë e tyre individuale e shtrijnë ndaj të gjithë popullit shqiptar (përfshi këtu edhe sipërmarrjen) duke e konsideruar jo vetëm veten, por edhe tërë popullin “të paaftë” për të realizuar disa lloj shërbimesh apo për të menaxhuar disa lloje industrish.
“Monitor” ka analizuar ecurinë e kompanive kryesore koncesionare në vend, në bazë të bilanceve që ato kanë dorëzuar në vitin 2013 dhe rezultatet e gjetura janë pak të thuash absurde e skandaloze, me qeverinë që nuk ka qenë e aftë të negociojë që në fillim dhe kompanitë koncesionare që kanë arritur të marrin lëshime të majme dhe që në më të shumtën e rasteve, po vjelin fitimet e kësaj situate të mirëkopsitur. Dhe qeveria gjendet duarkryq, teksa shumë marrëveshje koncesionare janë pothuajse e pamundur të prishen, për shkak të kostove të larta të zgjidhjes së tyre në arbitrazh apo gjykatat ndërkombëtare.
Kompanitë kryesore koncesionare në vend(rreth 15) kanë qarkulluar në vitin 2013 rreth 120 miliardë lekë, sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), apo asaj që ekonomia shqiptare prodhon në një vit (shiko tabelën Skeda e Koncesioneve). Absurditeti qëndron në faktin se sa pak përkthehet kjo peshë e stërmadhe që zënë koncesionet në ekonomi,në rritjen e mirëqenies për qytetarët shqiptarë. Të punësuar në këto kompani janë rreth 4000 persona, vetëm 1.3% e të punësuarve në sektorin privat jobujqësor. Nuk i është gëzuar koncesioneve as vetë shteti.Tatim fitimi i paguar prej tyre zinte vetëm rreth 5% të totalit të mbledhur nga tatimet në 2013-n për këtë zë.
Dy absurditete ekstreme u konstatuan. Kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit qarkullojnë shuma të mëdha, por vijojnë të rezultojnë me humbje të larta. Sipërmarrjet e tjera, që i gëzohen avantazhit të një tregu monopol apo të kufizuar, po rriten me ritme të shpejta e në disa raste të papenguara nga kriza, duke rezultuar me norma të larta fitimi, që shpesh kanë arritur deri në 50% (rasti i koncesionit të Aeroportit të Rinasit, apo kompanive celulare). Dhe janë këto fitime që në pjesën më të madhe nuk riinvestohen në vend, por transferohen te mëmat.
Nuk ka asnjë lloj transparence për këtokompani që detyrohet me ligj, por këto trajtohen si subjekte të thjeshta tregtare, apo dhe mund t’u bëhet ndonjë lehtësi tjetër.
Nuk ka asnjë lloj limiti nënormat e përfitueshmërisë, apo rregullim të normave të fitimit, pavarësisht se shumë koncesione kanë shpesh kushte monopoli të pakundërshtueshëm, disa për efekte të monopoleve natyrore e disa për efekte të mosrregullimit efektiv nga institucionet rregullatore që ka ky vend.
Nuk ka asnjë diskutim “moral” për çështjen e rinovimit perpetum të këtyre monopoleve (ka një mungesë totale diskutimi në lidhje me AMC, ka pasur njëmungesë totale të transparencës në lidhje me rinovimin qëiështë bërë koncesionit të pasaportave, që i është shtyrë deri në vitin 2023).
Ndërsa nuk është kurrë vonë për të mësuar nga gabimet dhe për të reflektuar në dobi të vendit (shumë shpejt qeveria pritet të nxjerrë në ankand 13 blloqe të shfrytëzimit të naftës e gazit në vend), ‘Monitor’ jep një panoramë të detajuar të koncesioneve kryesore në vend dhe ecurisë së tyre në shifra dhe ndikim (të vogël) të tyre në ekonominë shqiptare.
SKEDA E KONCESIONEVE
qarkullimi vjetor (lekë) | |||||
Emri i kompanisë | 2012 | 2013 | Numri i të punësuarve (fundi 2013) | Fitim bruto/humbja e deklaruar, 2013 (lekë) | Tatim fitimi paguar 2013 (lekë) |
Bankers Petroleum Albania LTD (nafte) | 52,875,000,000 | 67,725,282,000 | 522 | (19,880,215,000) | 0 |
Stream Oil & Gas LTD (nafte) | 3,737,525,000 | 3,570,609,000 | 407 | (1,944,137,237) | 0 |
Tirana International Airport SHPK | 4,467,055,121 | 4,622,127,543 | 275 | 1,117,252,020 | 145024985 |
ALEAT (pasaportat) | 3,097,311,208 | 1,656,672,155 | 284* | 192,977,886 | 19,545,288 |
GFI Albania (markimi karburanteve) | 137,189,681 | 81 | (99,160,430) | 0 | |
Lotaria Kombëtare | – | 372,652,128 | (624,492,427) | ||
Albanian Ferry Terminal Operator (Porti i Durrësit) | – | 112,818,267 | (31,360,659) | ||
S2 Albania (skanimi kontenierëve, dogana) | – | n/a | |||
SGS Automotive Albania (kontrolli teknik i mjeteve) | 539,886,302 | 634,514,031 | 120 | 101,733,414 | 14,800,842 |
SICPA (pullat fiskale) | 860,356,830 | 996,017,159 | 41 | -83,711,216 | – |
Albchrome | 3,849,288,000 | 4,192,258,000 | 930 | -453,174,000 | 0 |
BERALB (bakër) | 5,607,860,207 | n/a | 366* | ||
AMC | 12,320,000,000 | 12,084,800,000 | 478* | 4,423,985,000 | 300,065,000 |
Vodafone | 23,169,066,615 | 18,348,550,161 | 431* | 3,564,107,893 | 271,242,428 |
TOTALI XHIROS 2013 (lekë) | 119,688,698,204 | ||||
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) 2013 (lek) | 1,358,000,000,000 | ||||
% PBB 2013 | 8.81 | ||||
Burimi: QKR për tabelat; Ministria e Financave për PBB | |||||
*viti 2012, Burimi Tatimet |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Si gjithmone edhe kete here me artikullin :
“Një e dhjeta e Shqipërisë me koncesion”
Ornela shkelqen me arsyetimin e saj te shendoshe.Uroj suksese.
agim