Cdo kush përfiton nga rrjetet efektive të punës. Këtu janë pesë këshilla dhe kujtues për t’ju ndihmuar të përfitoni më të mirën nga shanset e rrjetit të punës.
- Bëhuni i dukshëm. Bëni lëvizjen e parë, në një mënyrë miqësore dhe ndihmëse. Tregohuni një i huaj mikpritës… adaptoni një qëndrim shijimi. (Në qoftë se nuk ju pëlqen të jeni atje, njerëzit do e ndjejnë dhe nuk do lidhen me ju!)
- Krijoni dialog. Mos mbani leksion, në vend të kësaj bëi pyetje, zbuloni më shumë në lidhje me personin tjetër. Mbani mend, ju keni nevojë për të paktën 6 takime para se t’ju fiksojnë. Gjeni mënyra për të qëndruar i lidhur me kalimin e kohës kështu që të mund të krijoni gjashtë mënyra të ndryshme të qëndruar në kontakt me personin (telefonata, e-mail, karta njoftimi, takime për drek, vrap pasdite etj..) Kërkoni leje që të qëndroni në kontakt në një mënyrë konkrete.
- Blini një distinktiv. Kjo e bën më të lehtë që njerëzit të kenë qasje, dhe ndihmon ata që mund të keni takuar për herë të fundit t’ju kujtojnë emrin, që do të thotë se ka mmë shumë gjasa që ata t’ju përshëndesin dhe të mbajnë kontakt. Përveç kësaj, nuk është e nevojshme të thuhet kur dihet, vishuni në mënyrë profesionale dhe mbani karta biznesi!
- Menaxho kartat. Mbani kartat e biznesit në njërin xhep dhe kartat që mblidhni në tjetrin.
- Njihni krerët e organizatës. Ofroni falenderimet tuaja për eventet, komentet që pëlqyet, dhe ndihmë praktike që ju bën më të dukshëm (të si psh ndihmoni në regjistrimin e pjesëmarrësve, në pritjen e njerëzve etj)
- Zbuloni se kush është personi tjetër. Nëse jeni vërtetë kurioz për të tjerët, është më lehtë të filloni bisedat dhe njerëzit zakonisht kanë shumë dëshirë të flasin për veten e tyre. Vendosni si qëllim në bisedat tuaja lidhjet në vend që të dëshironi të bëni përshtypje të mirë.
- Mbillni fara. Jepni diçka që ata të mund të kujtohen për ju. Shtoni vlerë duke ndarë atë që dini.
- Bëhuni burim. Zbuloni se çfarë vlerëson apo për cfarë ka nevojë më shumë personi. Vendosni kontakt mes njerëzve në rrjetin tuaj. Ajo cka është gjithashtu shumë e rëndësishme është të zbuloni stilin e komunikimit ose të menduarit të personit tjetër dhe përshtasni mesazhin tuaj në të.
- Përdorni rrjetin tuaj për të zgjeruar aftësitë tuaja. Mbani një pozicion udhëheqës në organizatat që përkisni. Mos bëni thjesht atë që bëni normalisht – ju do të humbisni interes dhe kështu do të bëjnë edhe të tjerët. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, mbështetje, udhëzim apo trajnim.
- Argëtohuni! Caktoni një objektiv përpara cdo eventi që do ju tërheqë vëmendjen dhe interesin – si takimi me 3 njerëz të rinj dhe të mësuarit e dickaje interesante për secilin nga profesionet e ose vendet e tyre të punës.