Peisazhe përrallash, drita dhe ngjyra. Dhe aq shumë borë. Këto Krishtlindje që imagjinojnë fëmijët dhe ata që fëmijë nuk janë më, në gadishullin skandinav bëhen realitet. Me pak fjalë, një përrallë që kthehet në realitet.
Pra, kush shkon në Finlandë, Suedi, Norvegji dhe Danimarkë gjatë eventit mund të zhytet në një tjetër dimension, mbushur me drita shumëngjyrëshe, pemë bredhi të dekoruara, borë dhe qirinj.
Finlandë, Babagjyshi dhe aurora veriu
Helsinki, një qytet që ndriçon. Kush ka vendosur të shkpjë në Finlandë në dhjetor, do e gjejë veten brenda një Helsinki të magjepsur. Përzierja e tij arkitektonike midis Lindjes dhe Perëndimit është rritur edhe më këtë periudhë. Dëbora e parë përgjithësi shtbie në kryeqytetin finlandez në periudhën e Krishtlindjeve. Pra, pavarësisht të ftohtit skandinav, qyteti merr jetë për të festuar së bashku me Pikkujoulu, ‘Babagjyshin e vogël’. Klubet dhe restorantet mbushen përplot njerëz, ndërsa rrugët dhe kishat frymëzohen nga këngët e krishtlindjeve.
Fshati i Santa Claus.
Por ata që e kalojnë dhjetorin në Finlandë do të kenë edhe mundësinë për të vizituar fshatin e famshëm të Santa Claus, ‘fabrikën’ e tij të lojrave dhe ‘postëne vogël’. Por për të arritur në zyrën e Santa Claus duhet të lëvizni në rrethin arktik polar, pranë qytetit Rovaniemi, kryeqyteti i Lapponisë finlandeze. Zyra është e hapur gjatë gjithë vitit, por kjo është koha më e mirë për të shijuar shëtitjen përrallore në natën e gjatë polare. Në zyrën postare është traditë të ulesh në dhomën e ecjes dhe të shkruash një letërose një kartolinë miqve në të gjithë botën.
Në mesin e gjuetarëve të aurorve. Gjithmonë në Laplandën finlandeze, mund të përfshiheni në gjuetinë e aurorave të veriut. Të admirosh këtë dritë të veçantë në qiell është një përvojë që duhet patjetër ta përjetoni të paktën një herë në jetë. Edhe në jug të Finlandës mund të shijoni rreth 10-20 në vit. Ka më shumë shanse kur netët janë të shkurtra. Nëse arrihen të dallohen yjet atëherë do të vihen re edhe aurorat. Nuk ka një orar të saktë gjatë natës për këtë. Pët ti vëzhguar duhet të qëndroni jashtë në natyrë dhe në të ftohtë për disa orë ose në majë të një kodre ose përgjatë brigjeve të një liqeni. Megjithatë ekziston një shërbim parashikimesh të aurorave në faqrn e instiutit meteorologjik finlandez.