Alarmi nuk është i ri dhe ka nisur katër vjet më parë nga revista autoritative shkencore Lancet Oncology që sinjalizonte potencialin kancerogjen të ngjyruesit karamel, ajo që i jep një injeksion të errët ngjyrë kafe shumë prej lëngjeve të gazuara, duke filluar nga koka-kola e deri tek portokalli hidhur, por edhe uthullës balsamike. Ose më mirë akoma nën aktakuzë do të vihej një nën-produkt i karamelit në fjalë, 4-MEI (4metilimidazolo), mbetje e padëshiruar e procesit të prodhimit të karameleve me bazë amoniaku. Në vitin 2011, hulumtimi u krye nga IARC, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin e OBSH, e cila e klasifikoi 4-MEI në mesin e 249 substancave potencialisht kancerogjene për njerëzit, dmth në grupin e ashtuquajtur 2B.
Sot, një studim i ri e konfirmon këtë hipotezë. Studimi u krye nga Qendra Johns Hopkins për një të ardhme të ndritshme në Baltimor, sipas së cilit ekuivalenti i një pije të gazuar me sheqer në ditë rrit rrezikun e kancerit. Studimi tregonse mes 44% dhe 58% të amerikanëve mbi moshën gjashtë vjec mund të ekspozohet në mënyrë të ‘panevojshme’ kundrejt një shansi më të madh për tu sëmurur me kanceri ndërsa konsumon të paktën një kanoce në ditë me pije të ngjyruar në kafe. Sërish pra në fakt rreziqet i rrit ngjyra karamel e cila, siç u përmend, mund të prodhojë një agjent kancerogjen, 4-MEI.