Ekonomia greke po grafullon me një shpejtësi të madhe, mesatarisht 4.2% në vit qysh nga viti 2000, kur filluan përgatitjet për Lojërat Olimpike të 2004-ës. Deri më 13 gusht, ekonomisë 183 miliard dollarëshe, një nga ekonomitë më të vogla të eurozonës, do t i jenë shtuar rreth 10 miliard usd shpenzime të lidhura me këto Lojëra. Ekonomistët kanë llogaritur se paraja shtesë ka rritur PBB-në reale me të paktën 1% vitin e kaluar, duke i siguruar Greqisë rritje më të shpejtë sesa zona e euros, si një e tërë. Gjëja e mirë, thotë Lloyd Barton, ekonomist europian i Pricewaterhouse-Coopers në Londër, është se përfitimet mund të zgjasin edhe pasi flaka e pishtarit të shuhet.OECD parashikon se rritja do të ngadalësohet në 3.6% vitin tjetër, pjesërisht për shkak të përfundimit të të gjitha investimeve të lidhura me Lojërat. Por edhe sepse qeverisë do t i duhet të shkurtojë shpenzimet për të reduktuar deficitin buxhetor, i cili, si pasojë e shpenzimeve Olimpike më të larta se priteshin, e ka kaluar kufirin e detyrueshëm të zonës së euros, prej 3% të PBB-së.Por pas 2005 ekonomia duhet ta rimarrë veten në sajë të trashëgimisë pozitive të Lojërave. Dhe, duke supozuar se Lojërat do të jenë të suksesshme, ekonomistët thonë se do të rritet edhe krenaria kombëtare e grekërve duke nxitur shpenzimet konsumatore dhe të biznesit. Ndikimi psikologjik, ndjenja e grekërve se ata janë midis vendeve më të përparuara, nuk duhet të nënvlerësohet, thotë Paul Mylonas, shef i ekonomistëve në Bankën Kombëtare të Greqisë. Grekët mund të jenë më të gatshëm të pranojnë reformat, që aq shumë nevojiten, siç janë më shumë transparencë në qeveri dhe në biznes. Ndërkohë, bilanci i pagesave duhet të përmirësohet pas Lojërave të mëdha, importi i të mirave kapitale do të ndërpritet. Olimpiket e suksesshme mund të tërheqin deri në 450 mijë më shumë turistë në vit deri në të paktën vitin 2011, parashikojnë ekspertët e udhëtimeve. Vetëm kjo mund ta shtojë rreth 1.1 miliard usd në vit ose 0.6% të PBB-së. Sigurisht, nëse Olimpiket goditen nga sulmet terroriste, turistët mund të braktisin vendin. Por duke abstraguar nga një gjë e tillë, grekët mund të përfitojnë prej Lojërave dhe ta kalojnë pjesën tjetër të zonës së euros për vite.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.