Plakja e popullsisë europiane do të shkaktojë një ulje të mprehtë të produktivitetit dhe do të shkaktojë probleme seriozë ekonomike, sipas kërkimeve të reja nga stafi i FMN-së.
Popullsia tashmë e plakur e Europës është po rritet sikurse punëtorët janë gati që të kapin moshën e pensionit, gjë që do të shkaktojë rënien e produktivitetit, kanë shkruar anëtarët e stafit të FMN-së.
Produktiviteti europian është i varfër, sidomos në vende si Italia dhe Greqia, ku produktiviteti shumë i ulët ka shkaktuar çështje të rëndësishme ekonomike. Në fakt në Itali, rritja e dobët e produktiviteti është një nga faktorët kyç të ekonomive.
Në dy dekadat e ardhshme, FMN-ja argumenton se numri i forcës punëtore në moshën 55-64 vjeç do të rritet me një të tretën.
Ka disa teori të ndryshme për sa i përket lidhjes së moshës me produktivitetin. Në njërën anë, vitet e akumuluara të ekperiencës në punë mund t’i bëjnë punonjësit e vjetër më produktivë. Nga ana tjetër, shëndeti i dobët dhe aftësitë e dala jashtë modemund të pakësojnë produktivitetin, të paktën përtej pragut.është e vështirë që të përgjithësosh të gjithë profesionet, porështë përgjithësisht e pranuar se kulmi i produktiviteti arrihet në moshën 40-50 vjeç, pastaj fillon rënia.
Ekonomia europiane nuk është në statusin brilant, sikurse ajo deklaron. Vite të tëra të interesave negativë dhe politika monetare bashkëpunuese kanë dështuar në stimulimin e ekonomisë. Shtuar kësaj edhe pasigurinë ekonomike të shkaktuar nga votimi i Brexit, gjëja e fundit që kontinenti ka nevojë është rënia në produktivitet.