Një tjetër kompani ka aplikuar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi të instaluar deri në 2 MW.
Bëhet fjalë për kompaninë RAB Enterprises” sh.p.k. e cila është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e cila ka në objekt të saj mes të tjerash prodhimin e energjisë duke përdorur energjinë e gjelber si ujë, të lashtat e energjisë, burimet termike, burimeve gjeotermale, e erës, biogazit dhe fotovoltaike si dhe ndërtim, projektim hidrocentralesh studime te fizibilitetit, planit të bizneseve.
Kompania ka aplikuar për ndërtimin e dy hidrocentraleve “Lumare 1 dhe 2”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në pellgun ujëmbledhës të rezervuarve të Lumarës, Bashkia Mallakaster, Qarku Fier.
Pas aplikimit nga ana e Ministrisë dhe Industrisë do të shqyrtohet dokumentacioni si dhe do të lihet një afat 15 ditor për palët e interesuara që kanë kundërshtime apo pretendime në lidhje me këtë projekt.
Në rast se do të rezultojë pa problematika i gjithë procesi atëherë ministria do të japë edhe miratimin e saj për vijimin e hallkave të tjera ligjore që lidhen me miratimin.
Viti 2017 ka pasur një rritje të kërkesave për hidrocentrale të kësaj natyre me kapacitet deri në 2MW që nuk konsiderohen si koncesione tipike dhe nuk ndjekin burokracinë e nevojshme që shoqëron koncesionet e tjera të hidrocentraleve.
Vetëm pak ditë më parë në konsultim ishte një tjetër HEC i njohur nën emrin Koravi për të cilin koha e afishimit tashmë ka përfunduar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.