Në vend që punimet për ndërtimin e autostradës nga Sarajeva në Beograd të fillonin sipas planifikimeve të rëna dakord, dy prej njësive të Bosnjës janë ende të zëna duke diskutuar për këtë çështje.
Pothuajse një vit që kur Bosnja dhe Serbia ranë dakord të ndërtojnë një autostradë që do të lidhte kryeqytetet e tyre, dy prej njësive të Bosnjës kanë shkaktuar bllokim në ndërtimin e kësaj autostrade, sepse nuk i kanë filluar ende punimet, shkruan BIRN.
Aktualisht udhëtimi nga Sarajeva në Beograd zgjat rreth pesë orë me makinë
Ndërtimi i kësaj autostrade do të shkurtojë kohën e udhëtimit ndërmjet dy vendeve, si dhe do të forcojë lidhjen midis këtyre dy vendeve.
“Në Bosnjë, mendimet e zyrtarëve të zgjedhur konsiderohen më të rëndësishme”, u shpreh analisti Zoran Pavloviq, përpara një takimi midis njësive të Bosnjës dhe ministrave të Transportit shtetëror, në Banja Luka, Bosnjën veriperëndimore.
Si për çdo projekt infrastrukturor, duhet të përcaktohen objektivat kryesorë, kriteret më të rëndësishme ekonomike, demografike dhe zhvillimore, shpjegoi më tej z. Pavlovic.
Edhe shpallja e një tenderi është shumë i rëndësishëm, për të zgjedhur ekipin më kompetent për këtë projekt, së bashku edhe me një studim fizibiliteti për të përcaktuar qëndrueshmërinë e projektit.
Në Bosnjë, megjithatë, politikanët kanë humbur gati 12 muaj duke shprehur interesat personale, tha z. Pavlovic. Gjithçka këtu mbështetet në interesat e partive politike, sepse nesër kjo mund t’i ndihmonte ato në fitimin e zgjedhjeve.
Gjatë vitit të kaluar, e vetmja pikë e marrëveshjes për të cilën u ra dakord është ndërtimi i një autostrade midis Sarajevës dhe Beogradit.
Deri tani, janë përcaktuar dy rrugë
Rruga e parë është ajo që kalon përmes Tuzlës dhe Bijeljinës në veri dhe mbështetet kryesisht nga njësia boshnjake dhe njësia e Federatës kroate.
Tuzla është një nga qytetet kryesore të Federatës, ndërsa Bijeljina është një nga qytetet më të rëndësishme të Republikës Srpska.
Rruga tjetër mendohet të jetë përmes Visegradit në RS në lindje dhe që ka mbështetjen kësaj republike.
Federata argumenton se rruga që kalon nëpër Tuzla është më e zbatueshme, pasi kalon nëpër një zonë të populluar nga rreth 1.5 milionë njerëz. Megjithatë, autoritetet në Republikën Srpska, duan që autostrada të mbetet kryesisht brenda kësaj Republike, me qëllim që të sjellë zhvillim ekonomik në një zonë, në të cilën mungojnë në qendrat tregtare.
Por teksa autoritetet e RS dëshirojnë që rruga të qëndrojë kryesisht brenda territorit të kësaj Republike, kryesisht për arsye politike, z. Pavlovic argumenton se rruga nuk mund të përcaktohet pa kontributin e atyre që e financojnë atë.
Në tetor, Ministrja serbe e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, tha se Turqia pritej që të bashkohej me këtë projekt, i cili pritet t’i kushtojë vetëm Serbisë, rreth 830 milionë euro.
“Financuesit duhet të bashkohen patjetër në diskutimet e kësaj çështjeje, sepse mund edhe të thonë se ne jemi ata që po sigurojmë paratë, por ne duam variantin e rrugës që kushton më pak”. “Pas kësaj, përfaqësuesit e njësive të ndryshme duhet të ulen dhe të diskutojnë, duke i kushtuar vëmendje qëndrueshmërisë ekonomike”, tha më tej z. Pavlovic.
Një inxhinier në Banja Luka u shpreh për BIRN se rruga Tuzla-Bijeljina do të ishte me kosto më efikase. “Përveç faktit edhe se rruga e Vishegradit nuk është një rajon i zhvilluar dhe terreni është i pafavorshëm për punë ndërtimore, tha ai”.
Kjo rrugë do të kërkonte hapjen e shumë tuneleve, urave dhe rrugëdaljeve, të cilat do të kishin kosto të lartë, thotë një inxhinier, i cili zgjodhi që të mbetet anonim.
Z. Pavlovic tha se Bosnja duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë faktorit të zhvillimit, duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë në vend. “Ndoshta ky është kriteri më i rëndësishëm që duhet marrë për bazë, por duhet të përcaktohet nëpërmjet një studimi ekonomik”, përfundoi ai.