Të njohësh të tjerët është dituri, të njohësh veten është lartësim shpirtëror ‘Lao Tzu
Këtu ekspertët kanë përmendur disa këshilla se si të zhvilloni veten në fushat e punes suaj në të cilat ju mendoni se nuk jeni aq të fortë, por që do të dëshironit të ishit.
Për të qënë më të detajuar:
Lexoni filozofi, histori dhe libra të tjerë që shpjegojnë procese logjike
Mblidhni të gjitha të dhënat e mundshme në lidhje me çdo detyrë që ju bëni dhe çdo vendim që ju duhet të ndërmerrni
Kur ndiheni gati për të marrë një vendim, shtyheni deri për te nesërmen
Kthehuni prapa në kohë dhe analizoni se pse kanë ndodhur gjërat që kanë ndodhur
Për të qënë më të shoqërueshëm:
Bëni diçka të re të paktën një herë në javë, si psh. shkoni në një mjedis krejtësisht të ri shoqëror, apo vishni diçka plot ngjyra dhe të re
Ndryshoni rregullisht gjërat në zyrën tuaj
Bëni përpjekje për të njohur të paktën tre njerëz të rinj çdo ditë
Në tubime të mëdha shoqërore, detyroni veten të fillojë diskutime rreth temave të reja dhe përpiquni të diskutoni me çdo pjesëmarrës
Bëni që shprehitë tuaja të përditshme të përfshijnë sa më pak rutinat të jetë e mundur
Sigurohuni që njerëzit, pavarësisht se ku ndodheni ju, t’ju vënë re
Për të qënë më të drejtpërdrejtë:
Mësoni vazhdimisht mënyra të reja dhe praktike për të bërë gjëra. Përzgjidhni çdo gjë që ju pëlqen për sa kohë është e dobishme dhe e orientuar nga qëllimi. Nuk ka rëndësi në qoftë se nuk e keni idenë se si duhet bërë.
Në takime, përqëndrohuni në axhendë dhe arritjen e objektivav. Vendoseni si rregull ndaj vetes se nuk do të dilni nga dhoma e takimit pa një plan veprimi për ju dhe pjesën tjetër të pjesëmarrësve. Plani duhet të jetë konkret dhe të përfshijë një skedul.
Kërkoni situata, ku ju mund të ushtroni këto mënyra të reja për të bërë gjëra – mos planifikoni thjesht-veproni.
Vëzhgoni anën positive të personave të drejtpërdrejtë dhe përsërisni së cfarë kanë bërë ata.
Kërkoni ‘fidbek’ nga këta persona.
Për të qënë më të qetë dhe të qëndrueshëm:
Mbani një ditar dhe bëni shënime në fund të çdo dite rreth ngjarjeve që kanë ndodhur
Pas çdo takimi, shqyrtoni të gjithë materialin dhe temat e mbuluara
Shpenzoni periudha të gjata në takime pa marrë pjesë, vetëm duke dëgjuar
Mundohuni të mësoni të paktën dy faktorë të mundshëm të rrezikut për çdo ide të re
Mundohuni të mos shfaqni emocione ndërsa emocionoheni në lidhje me diçka
Gjithmonë përfundoni me të paktën një plan opsional
Perpiquni të bëni gjërat në mënyrën që i kërkojnë të tjerët