Të gjithë udhëheqësit duhet të jenë në gjendje të ofrojnë komunikim kritik apo sfiduese. Si në rast se ju jeni tek për tek, gjatë një diskutimi Brenda një grupi të vogël, ose në një takim me auditor më të gjerë, këtu janë tre përbërësit e domosdoshëm për të dhënë mesazhin tuaj të vështirë në mënyrë efektive:
- Pjesëmarrja dhe pozicionimi i duhur. Zgjidhni llojin e duhur të takimit për mesazhin. Në qoftë se ai është veçanërisht i ndjeshëm, përdorni një takim tek për tek. Nëse të gjithë menaxherët tuaj të lartë duhet të njihe në të njëjtën kohën me informacionin, mblidhni një grup të vogël. Sigurohuni që përqasja fizike mundëson kontaktin e syve dhe projektoni informalitetin e duhur.
- Qëllim i besueshëm dhe i menduar mirë. Listoni rezultatet që dëshironi të arrini nga takimi. Tregohuni komprensiv dhe i ndershëm në lidhje me atë që me të vërtetë shpresoni të arrini. Ndarja e këtyrë qëllimeve me audiencën tuaj do të fitojë besimin e tyre.
- Përgjegjshmëri dhe angazhim. Përgjigjuni nevojave të të tjerëve teksa ata I shfaqin ato. Vendosni një lidhje emocionale me audiencën tuaj. Qëndroni i vërtetë ndaj vlerave tuaja, por pranoni se kjo bisedë nuk ka të bëjë e gjitha vetëm me ju.