Në Holandë, ju mund të transportoni biçikletën tuaj në metro. Në Nju Jork i kanë shndërruar metrotë në biblioteka lëvizëse.
Subway Library është një bibliotekë e cila udhëton. Sapo të hipni në vagonët e saj, ju mund të shkarkoni qindra libra falas nga web-i.
Subway Library ka lindur si ide e New York Public Library në bashkëpunim me MTA, shoqëria e transportit në Nju Jork dhe Transit Wireless, një shoqëri që ofron shërbime interneti. Kjo bibliotekë lëvizëse u ofron mundësinë gjithë pasagjerëve të saj të shkarkojnë qindra libra dhe të lexojnë gjatë udhëtimit.
Në vagonët e metrosë është rikrijuar edhe salla e leximit të bibliotekës publike të Nju Jorkut.
Për të përdorur këtë shërbim, i cili për momentin është në funksion veç në linjat E dhe F të Brooklyn, Manhattan dhe Queens, mjaft që të lidheni me wireless-in në gjithë stacionet e metrosë dhe të hyni në faqen SubwayLibrary.com (I aksesueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – këtu mund të shkarkoni gjithë librat e vënë në dispozicion nga New Your Public Library.