Nokia dhe HMD Global janë duke punuar për smartphone-t që do të dalin gjatë këtij viti. Pas “debutimit” vitin e kaluar në Mobile World Congress 2017, dy kompanitë janë gati të vijojnë bashkëpunimin për të bërë për vete më shumë përdorues…
Pasi kanë prezantuar Nokia 6 (2018), kompania finlandeze është duke punuar për modelin e Nokia 8 (2018) dhe Nokia 9. Dy telefonat mendohet se do të dalin të treg deri në fund të janarit ose pak më vonë në Mobile World Congress 2018 (ku HDM Global ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj). Por nga Kina vijnë informacione të reja, për një smartphone të ri, Nokia 10.
Nokia 10 mendohet se do të jetë një telefon me karakteristika unike në llojin e vet, mbi të gjitha sa i përket sektorit fotografik: në pjesën e pasme mendohet se do të jenë 5 kamera.
Karakteristika të Nokia 10
Sipas zërave që vijnë nga Kina, Nokia 10 do të ketë një sektor fotografik mjaft të veçantë, me pesë lente, të muajve të fundit nga Carl Zeiss, kompania gjermane që ka prodhuar edhe lentet për modelin Nokia 8.
Dizajni duhet të jetë i ngjashëm me atë të Lumia 1020, telefoni që doli në treg në vitin 2013, i cili në pjesën e pasme kishte një kamerë 41 megapiksel.
Nokia 10 mendohet se do të ketë procesor Snapdragon 845, dhe të paktën 6 GB RAM (edhe pse për momentin nuk ka informacione sa i përket memories së brendshme). Ekrani do të ketë raportin 18:9. Pjesa e pasme do të jetë e gjitha e realizuar në xham dhe do të suportojë rikarikimin wireless.
Nokia 10 mendohet se do të dalë në gjysmën e dytë të vitit 2018. Ai mund të prezantohet në IFA (event kushtuar teknologjisë që mbahet në fund të gushtit në Berlin) ose në shtator 2018. Në javët e ardhshme, me siguri do të mësojmë më shumë.