Shtohen zërat se kompania finlandeze do të nxjerrë në fund të këtij viti disa modele të reja. Lajmi vjen direkt nga Kina, ku Nokia dhe HDM Global janë duke prodhuar modele të rinj telefonash.
Por informacioni më interesant lidhet me numrin e modeleve që Nokia do të nxjerrë në treg: Katër.
Duke iu referuar thashethemeve të muajve të kaluar, ku mendohej se kompania finlandeze në fund të verës do të lançonte dy modele të reja (Nokia 7 dhe Nokia 9), smartphone-t janë bërë katër (janë shtuar Nokia 2 dhe Nokia 8).
Me Nokia 9, kompania përballet në mënyrë të denjë me smartphone-t më të mirë të këtij viti, Samsung Galaxy S8 dhe iPhone 8 të ardhshëm.
Nokia 2
Siç mund të kuptohet nga emri, do të jetë një smartphone low cost me karakteristikat bazë. Do të ketë procesor Snapdragon 212 ose MediaTek, 2 GB RAM dhe 2GB memorie të brendshme. Nokia 2 do të ketë një dizajn kompakt dhe një ekran se vështirë do t’i kalojë 5 inç madhësi.
Nokia 7
Nokia 7 do të jetë ndër smartphone-t më interesantë, duke nisur me çmimin që do të jetë për një shtresë të mesme konsumatorësh (rreth 300 euro). Nokia 7 mendohet se do të ketë procesor Snapdragon 630, mbështetur nga 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.
Nuk do të ketë kamerë të përparme.
Nokia 8
Nokia 8 do të ketë procesor Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Nuk përjashtohet që edhe Nokia 8 të ketë një fotokamerë të pasme të dyfishtë, duke përuruar bashkëpunimin mes Nokia dhe Carl Zeiss, që do të sigurojë objektivët e smartphone-ve të ardhshëm të kompanisë finlandeze. Ekrani do të jetë 5,5 inç me rezolucion Full HD.
Nokia 9
Nokia 9 është celulari që qëndron në krye të gamës së modeleve të kompanisë finlandeze. Karakteristikat e këtij modeli nuk lënë vend për interpretim: Procesor Snapdragon 835, i cili mbështetet nga 6GB ose 8GB RAM dhe memorie e brendshme 64GB ose 128GB.
Fotokamera e pasme do të ketë dy sensorë, të dy të prodhuar nga Carl Zeiss, ndërsa kamera e përparme do të jetë 16 megapiksel. Ekrani do të jetë 5,5 inç me rezolucion QHD. Çmimi do të jetë më shumë se 600 euro.