Nokia 9, së shpejti në treg

10/04/2017 5:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nokia është kthyer fuqishëm në sektorin e telefonisë falë, mbi të gjithave, bashkëpunimit me kompaninë finlandeze HDM Global për prodhimin e smartphone-ve të rinj.

Sipas informacioneve të fundit, thuhet se Nokia do të hedhë në treg së shpejti, telefonin më të mirë të gamës së saj, Nokia 9.

 

Karakteristika të Nokia 9

Sipas zërave, Nokia 9 mendohet se do të ketë procesor SoC Snapdragon 835, suportuar nga Adreno 540 GPU, 6GB RAM dhe 64 GB ose 128 GB memorie të brendshme. Ekrani do të jetë 5,5 inç me rezolucion QuadHD. Sa i përket kamerës së pasme, mendohet se do të jetë 22 megapiksel, me sensor të realizuar nga Carl Zeiss. Ndërsa kamera e përparme – 12 megapiksel. Risi do të jetë skaneri i irisit të syve, për të zhbllokuar smartphone-n tuaj. Bateria do të jetë 3800 mAh.
Nokia 9 do të ketë sistem Android 7.1.2 Nougat dhe certifikim IP68 për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit.

Me shumë gjasa Nokia 9 do të prezantohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz