Rikthimi i Nokia-s ka bërë të lumtur miliona përdorues, por la të pakënaqur disa ekspertë të fushës, të cilët në Mobile World Congress në Barcelonë prisnin prezantimin e një modeli, që të mund të konkurronte Samsung Galaxy S8 dhe LG G6. Por kjo, për fat të keq, nuk ndodhi.
Në fazat e para, kompania finlandeze u përqendrua tek Nokia 3 dhe Nokia 5, smartphone me çmim të ulët, që mund të japin rezultate të mira sa u përket shitjeve në të gjithë botën. I njëjti diskutim vlen edhe për Nokia 6, një smartphone interesant që mund të kënaqë pritshmëritë e kompanisë me seli në Espoo (Finlandë).
Ndërkohë, në internet janë shfaqur imazhet e para të telefonit të ri, Nokia 9.
Karakteristika të Nokia 9
Kompania finlandeze ka marrë pak kohë për realizimin e një smartphone në lartësinë e duhur. Ndërkohë, gjërat në sektor janë pak të komplikuara: Qualcomm është në vonesë në prodhimin e procesorit të tij më të avancuar, Snapdragon 835 dhe gjithë kompanitë janë të pavendosura se mbi cilin chipset të montojnë sistemin e tyre. Për këtë arsye, kompania finlandeze ka vendosur të shtyjë me pak muaj daljen e Nokia 9.
Nokia do të ketë sistem Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 256 GB me një microSD.
Ekrani do të jetë 5,5 inç, me rezolucion 2560 x 1440 piksel. Pika e fortë mendohet se do të jetë kamera e pasme, 41 megapiksel. Ende nuk dihet tipi i sensorit që do të përdorë, por mendohet se do të jetë revolucionar. Nokia 9 mendohet se do të përdorë sistemin operativ Android 7.1 dhe bateri 3650 mAh.
Çmimi dhe data e daljes në treg
Është ende shpejt të flitet për çmimin, por duke parë këto karakteristika, vështirë se mund tw kushtojw më pak se 600-700 euro. Për datën e daljes në treg do të duhet të presim fundit e vitit 2017, por në muajt e ardhshëm do të dimë me siguri më shumë.