Nokia debuton me Asha 501 në të gjithë botën

02/07/2013 14:30 0 komente
nokia-asha-501-color-r_opt

Nokia ka paralajmëruar lançimin e modelit të ri të telefonit, Nokia Asha 501, të cilin do ta lançojë gjatë javës në nivel global. Muajin e kaluar, Nokia kishte bërë prezantimin zyrtar të telefonit, ndërsa tani këtë model e ka avancuar me ndërfaqe dhe specifika të reja.

Nokia Asha 501 vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3 inç, memorien 4GB, portën për microSD kartelë.

Karakteristika të tjera të Nokia Asha 501 përfshijnë edhe kamerën me 3.2 megapiksel për foto dhe video, si dhe opsionin për zgjedhje mes modelit me një ose dy SIM karta.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.