Në ngjarjen e kompanisë, Nokia World, kompania finlandeze e cila së fundmi është blerë nga Microsoft ka prezantuar modelet e reja të pajisjeve të mençura mobile të linjës Lumia, po nuk i ka lënë pas dore edhe modelet e tjera të lira të linjës Asha.
Në fakt, Nokia ka prezantuar edhe modelet e reja Nokia Asha 500, Asha 502 dhe Asha 503, të cilat dallojnë për koston e lirë për përdoruesit.
Të gjitha modelet do të vijnë me dy shtresa të polikarbonit dhe do të jenë në dy versione; modele me dy SIM-karta dhe me një SIM kartë.
Këto modele Nokia i ka dedikuar për tregjet në zhvillim, përkatësisht për përdoruesit të cilët duan të blejnë telefona me kosto më të lirë.