Nuk zgjati shumë. Vetëm 7 muaj pasi Microsoft finalizoi marrëveshjen e gjatë për blerjen e divizionit të telefonave Nokia, gjiganti i “mbaruar” është rikthyer me një pajisje të re për konsumatorët, dhe kësaj radhe, Nokia është duke mbështetur Android.
Nokia po merr pjesë në skenën e “Slush 2014”, një nga eventet më të mëdha teknologjike të Europës, për të lajmëruar “Nokia N1”, e ngjashme me iPad mini, por që operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.
Nokia N1 po bën një hyrje që mund të tërheqë drejt ndjenjave nostalgjike. Ka të njëjtën madhësi, ekran 7.9 inç “Retina” 2048 x 1536 piksel, njësoj si iPad mini 2 dhe 3. Gjithashtu përdor tënjëjtënpërmbajtje elementi për dizajnin e trupit të pajisjes, është në dispozicion në ngjyrat gri dhe alumin natyral ose i zi.
Në brendësi, gjithsesi, çdo gjë ndryshon. Nokia ndryshon nga rivalët, duke pasur një sistem operimi 64-bit përshtatur me procesor 2.4 GHz quad core Intel Atom Z3580, shoqëruar me 2 GB RAM dhe 32 GB kapacitet të brendshëm. Kamera ballore dhe ajo e pasme kanë gjithashtu vlerësime të larta mbi megapikselat duke qenë respektivisht 5 MP dhe 8 MP. Si shtesë, Nokia N1 do të jetë pajisja e parë qënjë konsumator do të përdorë “USB Type C” e re me dy faqe të njëjta, e cila do të bëhet pjesë e telefonave të rinj inteligjentë dhe tabletave në vitin e ardhshëm.
Peshon 318 gramë, N1 është 13 gramë më i lehtë se iPad mini 3, por Nokia nuk iu është futurdetajeve rreth kohëzgjatjes së baterisë në tabletin e saj të ri. Ndoshta, gjëja më interesante e N1 është që Nokia ka ndryshuar sistemin e operimit duke e lënëbesueshmërinë me Microsoft për Android 5.0 Lollipop, versioni më i fundit i Android.
Ashtu siç e duan prodhuesit, Nokia ka përshtatur Android në versionin e vetë “Z Launcher”. Tashmë popullor në Google Play Store, z. Launcher është bazuar në gjestin e flirtimit të aplikacioneve, duke shkruar shkronjën e parë të tyre dhe mëson rutinën tuaj automatikisht dhe ju ofron aplikacionin e duhur në kohën e duhur.
Duke qenë se e ka shitur biznesin e saj të krijimit të “hardware”, Nokia është duke bashkëpunuar me kompani të tjera për të ndërtuar N1, i cili do të dalë në treg sëpari në Kinë për vitin e ri duke ndjekur nga një sërë vendesh të përzgjedhura. N1 mendohet të dalë në treg me çmim 249,99 dollarë pa taksa.