“Një ndër smartphone-t më të shumëpritur në historinë tonë” – me këto fjalë Nokia njoftoi prezantimin në Twitter të Nokia 9, i parashikuar më 21 gusht 2018.
Telefoni i ri i kompanisë finlandeze do të ketë karakteristika të rëndësishme që mund ta bëjë konkurrues me iPhone X dhe Samsung Galaxy S9.
Le ta nisim nga dizajni i Nokia 9, i cili deri më tani është prezantuar vetëm me detaje të vogla në tweet e publikuar në profilin zyrtar të Nokia. Modeli i ri në imazh shfaqet në kundër dritës, ndaj mund të kuptojmë diçka vetëm për konturet.
Aspekt interesant paraqet ekrani, i cili duhet të jetë i realizuar me teknologji OLED, duke e afruar në të gjithë kuptimet Nokia 9 e ri me cilësinë e ekraneve të Galaxy 9 të Samsung dhe të iPhone X 2018 të Apple.
Nokia 9, karakteristikat teknike
Çfarë karakteristikash do të ketë poshtë ekranit OLED të Nokia 9? Së pari procesorin Qualcomm Snapdragon 845. Po ashtu edhe një sensor për gjurmët dixhitale të fshehur, pra nuk do të ketë sensor biometrik në pjesën e pasme të pajisjes.
Nuk dihet shumë, por me siguri do të ketë sistem operativ Android, i cili do të marrë menjëherë përditësimet e sistemit të ri operativ mobile të Google, Android 9 Pie. Sipas zërave, Nokia 9 do të ketë ekran 5,7 inç, do të jetë rezistent ndaj ujit dhe bateri 3,800 mAh.
Nokia 9, sektori fotografik
Siç e thamë, Nokia ia ka dalë të kufizojë informacionet sa i përket Nokia 9, për kompaninë finlandeze ka qenë një zgjedhje marketingu e zgjedhur për të krijuar më shumë pritje sa i përket modelit të ri. Dimë thuajse me qartësi që sektori fotografik do të jetë qershia mbi tortë e Nokia 9 të ri.
Në pjesën e pasme do të ketë dy fotokamera që do të shkrepin foto më cilësore sesa telefonat më të mirë të momentit në treg, ose ndryshe iPhone X dhe Huawei P20 Pro. Nuk është surprizë që në pjesën e pasme të ketë 3 fotokamera, siç e kemi parë tek Huawei P20 Pro.
Nokia 9 do të prezantohet më 21 gusht ndërsa për daljen të treg do të duhet të presim ditët e para të shtatorit.