Nëse dikush kishte vënë në dyshim strategjinë e re të Nokia-s për t’u rikthyer konkurruese në botën e smartphone-ve, tani duhet ta mendojë përsëri.
Nokia 6 – smartphone i parë në bashkëpunim me kompaninë po finlandeze HDM Global (krijuar në maj 2016), i prezantuar zyrtarisht, ka pasur më shumë se 250000 porosi për blerje online.
E gjithë kjo është meritë e HDM, e cila mori vendimin për t’u përqendruar fillimisht vetëm në tregun kinez, që aktualisht ka një numër të pafund përdoruesish.
24 orët e para demonstruan që kompania finlandeze mund vërtet të thotë fjalën e saj në sektorin e smartphone-ve që, në vitet e fundit, është bërë hiperkonkurrues, ku vetëm një gabim i vogël mund të kushtojë dhjetëra miliona euro.
Nokia 6 është pritur pozitivisht nga përdoruesit falë karakteristikave interesante dhe çmimit rreth 250 euro.
Zgjedhja për të braktisur projektin Windows 10 Mobile dhe për të përqafuar sistemin shumë më të sigurt Android padyshim që është me vend dhe është shpërblyer me më shumë 250000 porosi online.
Sistemi operativ i robotit të gjelbër është më i përdoruri në botë dhe Nokia nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të shfrytëzonte potencialin e sistemit Android.
Karakteristikat e smartphone janë mjaft interesante. Nokia 6 ka procesor Snapdragon 430, i suportuar nga GPU Adreno 505; 4G RAM dhe 64 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet në 128 GB. Ekrani është 5,5 polësh, me rezolucion FullHD; kamera e pasme 16 megapiksel, ndërsa kamera ballore 8 megapiksel. Telefoni është dual-sim dhe ka sistemin Android Nougat 7.0.
Në muajt e ardhshëm do të shohim se si Nokia do të lëvizë në botën e smartphone-ve. Në panairin ndërkombëtar dedikuar telefonisë së lëvizshme do të prezantohen 5-6 pajisje të reja, mes të cilëve iPhone 8 dhe Samsung Galaxy S8.