Norma e inflacionit të Gjermanisë u kthye në negative gjatë janarit për herë të parë në më shumë se pesë vjet, duke rënduar rënien në çmimet e konsumit në zonën e euros.
Çmimet në ekonominë më të madhe të Evropës ranë 0.5 për qind nga një vit më parë, referoi Zyra e Statistikave Federale në Ëiesbaden sot. Kjo është norma më e ulët që nga shtatoir 2009. Ekonomistët parashikuan një rënie prej 0.2 për qind.
Perspektiva për një inflacion më të ulët po përforcon obligacionet teksa ruan fuqinë blerëse të pagesave të tyre fikse.
Duke nënvizuar këtë pikë, yield-et me maturim 30-vjeçar të Gjermanisë të enjten ranë nën 1 për qind për herë të parë në histori.